Prokuroria e Posaçme bëri me dije se ka sekuestruar pasuri me vlerë 1 milion Euro, të cilat i përkasin ish-shefit të Forcave Operacionale, Oltion Bistri, i arrestuar në kuadër të operacionit ‘Metamorfoza’.
Sipas njoftimit zyrtar, që prej vitit 2015 e në vijim, ish-drejtuesi i lartë i policisë ka kryer transaksione të dyshimta me të afërm dhe familjarë të tij.
Por Bistri është akuzuar shumë herët nga opozita për lidhjet e tij me krimin.
Madje kreu i opozitës, Sali Berisha, do deklaronte se ai është ‘narkokomisari i lartë i Edvin Ramës’.
Në një postim, Berisha dio shkruante se Edi Rama i dha certifikatën e sigurisë Oltion Bistrit, pasi ai dhunoi shefin e SHISH për çështjen e kanabisit.
Më vonë, Berisha do raportonte se Oltion Bistri kërkohej në Maqedoninë e Veriut për trafik droge,ndërkohë që në Greqi i kishin kapur jahtin luksoz me kanabis.
Jo vetëm kaq, por Bistri është akuzuar se ka shantazhuar zgjedhësit e djathtë gjatë zgjedhjeve të 14 majit.
Kujtojmë se Bistri është arrestuar në kuadër të operacionit ‘Metamorfoza’, krahas Pëllumb Gjokës, investitorit strategjik të Edi Ramës.
Ndaj tyre rëndojnë një mal me akuza nga më të rëndat.