Kreu i opozitës në protestën e mbajtur në rrugën e shpresës është shprehur se siç keni konstatuar edhe ju, në çdo skandal dhe superskandal të Erion Veliajt dhe të Edi Ramës, të nesërmen do keni një fotografi me Aleksandër Sorosin, njeriun që ka mbrapa 20 miliardë dollarë.
Deklarata:
Sot ishte një ditë e mirë.
Një betejë u zhvillua në shtëpinë e parë të Tiranës.
Beteja do të vazhdojë në parlamentin e krimit, gjersa ta kthejmë në parlamentin e pluralizmit.
Miqtë e mi, siç keni konstatuar edhe ju, në çdo skandal dhe superskandal të Erion Veliajt dhe të Edi Ramës, të nesërmen do keni një fotografi me Aleksandër Sorosin, njeriun që ka mbrapa 20 miliardë dollarë.
Në Instagramin e tij shkruan gjithnjë, me vëllain tim, Erion Veliaj, me vëllain tim, Edi Rama.
E vërteta është, ai që quan ti vëllezër, për shqiptarët janë hajdutët më të mëdhenj në histori dhe shqiptarët nuk do e pranojnë kurrë këtë mbrojtje që u bën ti hajdutëve të shëmtuar të kombit shqiptar.
Ju falënderoj shumë edhe njëherë, të vazhdojmë betejën tonë, të ecim të sigurt drejt fitores.
Këta hajdutë që kemi përpara, këta janë frikacakët më të mëdhenj të Shqipërisë.
Këta hajdutë që kemi para, janë të parët që do ia mbathin.
Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.
Fitore, fitore, fitore!