Vendimi për Skavicën/ Berisha: Gjykata Antikushtetuese është prodhim i Soros-reformës, gjykatësit janë të shitur kokë e xhep

E mërkurë, 31 Janar 2024 22:10

Kreu i PD në fjalën e tij në Rrugën e Shpresës u shpreh se këta gjykatës të turpshëm, që turpërojnë njeri e drejtësi, vendosin të miratojnë ligjin për Skavicën, krimin e shëmtuar të përmbysjes së Dibrës.

Fjala: 

 

Miqtë e mi, këto ditë i keni ndjekur, Gjykata Antikushtetuese, prodhim i Soros-reformës, është sot institucioni gjyqësor më qesharak i planetit.

Më i turpshëm, më joserioz, më vasal, më i shitur!

Kjo gjykatë pak ditë më parë mori përsipër të shkelmojë të drejtën kushtetuese të opozitës për t’iu drejtuar asaj.

Njerëz pa moral juridik, njerëz të blerë kokë e këmbë.

Njerëz që paguhen katër herë më shumë se kolegët e tyre në Maqedoni.

Njerëz të blerë nga Edi Rama, që paguhen 20 përqind më shumë se kolegët e tyre në Slloveni, paçka se Sllovenia ka të ardhura pesë herë më të larta se Shqipëria.

Këta gjykatës të turpshëm, që turpërojnë njeri e drejtësi, vendosin të miratojnë ligjin për Skavicën, krimin e shëmtuar të përmbysjes së Dibrës.

Këta gjykatës pa ligj dhe pa moral ligjor, e shohin se afera është prokurim pa garë. Me Kushtetutë, ajo bie në çdo gjykim.

Këta gjykatës pa ndërgjegje njerëzore, të shitur kokë e xhep, thonë se nuk gjykojnë vendimet e qeverisë.

U them unë ju, ajo gjykata para Soros, ka rrëzuar të paktën 40 vendime të qeverisë.

Pra, këta mashtrues hiqen sikur paskan tagër vetëm aktet normative dhe jo parimet themelore të Kushtetutës, konkurrencën e lirë.

Por kjo është një rënie e plotë e këtij sistemi, është një triumf i plotë i mafies, i narkoshtetit, i narkodiktaturës.

Në këtë gjykim, këta gjykatës që është turp t’i quash gjykatës, këta individë të shitur kokë e xhep i lejojnë vetes të shndërrohen në këshilltarë, në një kohë kur Kushtetuta përcakton vendimin e tyre të barabartë me normën kushtetuese.

Një grup i tillë është i rrezikshëm, nuk e meriton të ekzistojë.

Login to post comments