Arben Ahmetaj ka lëshuar akuza direkte ndaj Kryeministrit Edi Rama lidhur me aferen e Eko parkut në Durrës. Ahmetaj zbuloi se një person i afërt I kryeministrit Edi Rama ishte pjesë e këtij projekti I cili u hartia perpara se të shpallej nga qeveria. Nga dokumentet rezulton se e përfshirë në projektin 19 milionë euro, ku 13 milionë euro janë zhdukur pa destinacion, është Rea Xhillari, thjeshtra e kryeministrit, e cila është hartuesja e projektit.
Syri tv
Arben Ahmetaj ka lëshuar akuza direkte ndaj Kryeministrit Edi Rama lidhur me aferen e Eko parkut në Durrës. Gjatë emisionit Çim Peka Live, Ahmetaj zbuloi se një person I afërt I kryeministrit Edi Rama ishte pjesë e këtij projekti. Ahmetaj theksoi se projekti ishte bërë përpara se të shpallej nga Kryeministri dhe më pas zbatimi ju dha pa tender hartuesve të projektit, pjesë e të cilëve ishte edhe I afërmi I Edi Ramës.
E keni hetuar çfarë ka ndodhur. Cilët janë gurët kilometrik të këtij investimi. E kisha harruar fare. Pse një privat ka bërë përpara se të shpallej nga kryeministri, këtë projekt. Pse në këtë projekt është një nga njerëzit e afërt të kryeministrit. Pse nuk e ka bërë institucioni publik, pse u shpall më pas, në fillim u bë si projekt privat dhe pastaj u shpall publikisht dhe e morën njerëz të lidhur me atë që kishin bërë projektin.
Çim Peka: Me familjarë të kryeministrit ...
Arben Ahmetaj: E morën zbatimin e projektit ata që e kishin bërë. Pse u bë pa tender. Pse nuk u nxorr një urdhër për rindërtimin, njerëzit ishin jashtë, që të bëheshin pa tender, pse. A kishte më emergjencë? Jo. Pse plehrat dhe ekoparku duheshin bërë pa tender. Pse budalla ka qenë Alqi Bllako që nuk e firmosi.
Por cila është historia e eko-parkut? E shpjeguar me pak fjalë, Edi Rama dhe thjeshtra e tij, Rea, me anë të këtij projekti, kanë përfituar të paktën 13 milionë euro. Gjithçka nis në korrik të vitit 2019, kur Edi Rama shpall se në Porto Romano do të ndërtohet një eko-park. Tenderi shpallet në tetor të vitit 2019 dhe në të marrin pjesë katër kompani. Por me 3 dhjetor, tenderi anulohet me pretendimin se kishte rënë tërmeti. Ironia është se vetëm 13 ditë më vonë, marrëveshja për eko-parkun firmoset pa tender. Bëhet fjalë për një shumë prej 19 milionë eurosh. Skandali vijon të përshfaqet më vonë, kur shoferi i familjes së Klodian Zotos merr përsipër të kryejë punimet për vetëm 6 milionë euro. Sipas opozitës, 13 milionë euro përfunduan në xhepat e familjes Rama.