Gjatë fjalës së mbajtur në tubimin qytetar, kreu i PD-së, Sali Berisha deklaroi se, 60 milionë eurot e djegësit të Tiranës, kanë shkuar në Dubai.
Sipas kryetarit të PD-së, Blerim Hoxha, biznesmeni shqiptaro-zvicerian që ka 40% të djegësit të Tiranës, është këmisha e Edi Ramës dhe Erion Veliajt.
Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:
Arben Ahmetaj përsëriti para jush atë që secili prej jush shtron.
Ore ku janë, ku shkuan 130 milionë euro gjer tani për djegësin e Tiranës, në një kohë kur aty nuk ekziston as nam dhe nishan.
Po normal që ju pyesni, ku janë, ku shkuan, çfarë u bë me miliona e miliona që morën mediat që vjellin vrer nga mëngjesi deri në darkë kundër jush?
Çfarë u bë me milionat që u faturuan të moshuarve në azilet e Shqipërisë, pa e ditur që ekzistojnë?
Miq, nuk ka aktakuzë më të rëndë për Altin Dumanin.
Altin, Rruga e Shpresës të pyet ty, pse e mbyll gojën ti për 130 milionë euro të zhdukura? Sa ke marrë ti për të mbyllur gojën? Sa miliona euro të kanë paguar ty djegësit për të injoruar këtë vjedhje të tmerrshme?
Çfarë tha Arben Ahmetaj? ‘Follow the Money!’ 60 milionë kanë shkuar në Dubai me një Blerim Hoxha, do vijmë aty një ditë tjetër.
Çfarë u tha shqiptarëve Altin Dumani? Jo, jo, mos harroni, Dumani të cilit i kanë mbyllur gojën me thasë me euro, me valixhe me euro, çfarë u tha? Kur u detyrua të lëshonte urdhër-arrestet për pseudopronarët, Zoto dhe Mërtiri, jo tha, nuk e sekuestrojmë djegësin e Tiranës, aty nuk kishte asgjë për të sekuestruar.
Vartës i Edi Ramës je ti apo njeri i ligjit? Një ditë këtu para jush kam deklaruar se pas Edi Ramës, ai është njeriu më i korruptuar në Shqipëri.
Shumë njerëz u habitën, por kurrë një akuzë të tillë nuk mund ta lëshoja ndaj një njeriu pa fakte.
Po si të mos e akuzoj unë atë, kur pyetet për 120 milionë euro të Beketit, pse nuk nis hetimet, jo, jo thotë, nuk bëj hetim unë për atë.
Po çfarë je ti mo? Skllav i krimit. Si nuk nis hetimin ti për 120 milionë euro? A e di sa janë 120 milionë euro për shqiptarët?
Edhe këtu, hapni sytë, në katër anët janë paratë e djegësave, janë në Dubai, janë offshore, janë në media, janë në prokurori, janë kudo.
Por nuk lëviz dot Dumani, se pas Edi Ramës është njeriu më i korruptuar.
Si mund të thotë ai që nuk hetoj dot Beketin? Si mund të justifikohet ai para shqiptarëve se kanë lëshuar kaq e aq urdhër arresti dhe nuk ka rikthyer një qindarkë në arkën e shtetit?
Çfarë u thotë ai shqiptarëve për Blerim Hoxhën, që e ka denoncuar Belind Këlliçi në mënyrë të përsëritur nga selia e PD, dhe që mbrëmë Arben Ahmetaj tha se Blerim Hoxha ka transferuar në Dubai 60 milionë euro.
Blerim Hoxha është këmisha e Edi Ramës dhe Erion Veliajt.
A nuk kryen ky një krim të barabartë me Edi Ramën dhe Erion Veliajn?
Ky tallet!