Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me rritjen në nivel dyshifror të çmimeve.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Meta shkruan se kjo rritje ka rënduar edhe më shumë pensionistët, ndërsa thekson se ulja e kostos së lartë të jetesës është objektiv kryesor i politikave ekonomike dhe sociale të Partisë së Lirisë.
Reagimi:
Efekti i rritjes në nivel dyshifror i çmimeve dhe veçanërisht atyre ushqimore ka rënduar edhe më shumë pensionistët sepse pesha e ushqimeve është 59% e shpenzimeve të tyre mujore. Nëse në vitin 2018, pensioni mesatar ishte sa 31% e pagës mesatare bruto, në vitin 2023 ky raport arriti në 25%. Pra një rënie e ndjeshme. Ulja e kostos së lartë të jetesës është objektiv kryesor i politikave ekonomike dhe sociale të Partisë së Lirisë. Modeli ekonomik së kullave dhe narkoekonomisë e ka çuar në greminë ekonominë e vendit dhe të shumicës dërrmuese të shqiptarëve.