Gjatë fjalës së mbajtur në tubimin qytetar, kryetari i PD-së Sali Berisha akuzoi sërish Altin Dumanin se po përpiqet që të mbyllë superkandalin e shekullit, aferën Rama-McGonigal.
Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:
Të dashur miq, kjo protestë është frymëzim për çdo të ri shqiptar, që sheh Shqipërinë në një vend ku i mbyllen dyert, që sheh Shqipërinë në një vend ku nuk mund të shkollohet sepse dyert e universiteteve janë të mbyllura për të.
Ose për ata që janë të hapura, detyrohen të paguajnë tarifat ndër më të lartat në Europë, qiratë më të lartat.
Të rinj, sytë e shqiptarëve janë të drejtuar te ju sot, shpresa e tyre jeni ju sot.
Nga kjo tribunë, me dhjetëra e dhjetëra prej jush kanë dhënë mesazhet më të fuqishme, janë bërë zëri juaj.
Bashkohuni në këtë protestë për të shpëtuar Shqipërinë!
Në këtë protestë bëhet një betejë e fuqishme midis idealistëve, njerëzve të ndershëm, me integritet, atdhetarë dhe të keqes së madhe që ka pllakosur Shqipërinë.
Një grup hajdutësh që vjedh dhe vetëm vjedh pasuritë e këtij vendi, i transferon offshore, i transferon në Dubai për parajsat e tyre.
Sot kryeministri i vendit është zyrtari më i damkosur në Europë sepse është kapur në flagrancë nga drejtësia e SHBA se ka korruptuar zyrtarin më të lartë të zbulimit të këtij vendi.
Gjithë njerëzit e ndershëm në SHBA, në Europë dhe kudo, presin përgjigjen tonë.
Askush të mos mendojë se Dumani do të hetojë, përkundrazi Dumani është bashkautor me mbrojtjen që i bën në të gjitha krimet Edi Ramës.
Të dashur miq, para dy javësh deklaroi se po heton skandalin McGonigal, e vërteta është se po bën gjithçka të mbyllë superskandalin e shekullit.
Asnjë nga ata që kanë denoncuar publikisht gjobëvënësit Edi Rama-McGonigal-Duçka e Neza e kompani, nuk janë thirrur për t’u pyetur.
Skapi nuk do dëshmitarë kundër Edi Ramës.
Skapi nuk do dëshmitarë kundër Erion Veliajt.