Bardhi i bashkohet protestës: Rama koka e inceneratorëve, frikacak që i fshihet përballjes me qytetarët

Hënë, 05 February 2024 17:57

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka folur pas mbylljes së seancës plenare, në të cilën deputetët e opozitës nuk u lejuan nga Garda e Republikës të futeshin në sallë.

Bardhi theksoi se është e Rama i akuzuar si koka e inceneratorëve, nga frika e përballjes me qytetarët dhe opozitën dha urdhrin e paligjshëm për të mos lejuar deputetët opozitarë të futen në seancë plenare. 

 

Sipas deputetit të opoztiës, është e paimagjinueshme për një vend anëtar të NATO-s dhe një vend kandidat për në BE që deputetët do duhen të shqyhen nga këmisha dhe kostumi për të hyrë në sallën e seancave plenare.

Bardhi: Siç e patë sot në Kuvend kishte ardhur bashkëpunëtori i Arben Ahmetaj. Personi i akuzuar nga njeriu i tij më i afërt si koka e aferës së inceneratorëve dhe për këtë arsye me një urdhër të paligjshëm deputetët e opozitës nuk u lejuan të hyjnë në sallën e seancës plenare, edhe ndaj deputetëve që nuk kishin masë disiplinore, Garda e Republikës me urdhër personal të Edi Ramës, një frikacak që i fshihet gjithmonë përballjes me qytetarët dhe opoztiën, tentoi të lërë jashtë deputetët e opoztiës. 

Së dyti besoj se vetëm në regjime autoritare ndodh që deputetët e opozitës nuk lejohen të futen të ushtrojnë mandatin që kanë marrë me gjak dhe me djers në një fushatë që Edi Rama i vuri përballë krimin e organizuar nga njëra anë dhe paratë e Arben Ahmetaj dhe aferës së inceneratorëve nga ana tjetër.

Është e paimagjinueshme për një vend anëtar të NATO-s dhe një vend kandidat për në BE që deputetët do duhen të shqyhen nga këmisha dhe kostumi për të hyrë në sallën e seancave plenare.

E paimagjinueshme e pandodhur por tërësisht e kuptueshme kur bëhet fjalë për një regjim të korruptuar dhe të kriminalizuar si ai i Edi Ramës.

As Garda e Republikës dhe as policia që po dhunon qytetarët që protestojnë sot para sallës së seancave plenare, nuk e ndal opozitën nga përballja dhe aksioni përballë regjimit të Edi Ramës.

Pyetje: A do i bashkoheni protestës?

Bardhi: Patjetër që do i bashkohem protestës çdo proteste qytetare kundër regjimit autoritar të Edi Ramës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...