Krosi: Skavica është projekt serb, fundërrinat në krye të shtetit po e mbysin vendin

Tuesday, 06 February 2024 21:28

Kryetari i degës së Partisë Demokratike Dibër, Ilir Krosi ishte i pranishëm në tubimin qytetar në mbrojtje të kryetarit të Opozitës, Sali Berisha.

Në fjalën e tij, Krosi shprehu të gjitha problematikat që po përjeton sot qarku i Dibrës, gjithashtu projekti i Skavicës, të cilin e quan projekt serb, ai shprehet se do jetë vetëm shkatërrues për vendin.   

 

“Ne nuk do i lejojmë këta fundërrina ta përmbysin Dibrën.  Situata politike në Dibër është në ditët më të këqija. Është në keqqeverisje. E keni parë të gjithë ju me eksperimentet e vjedhje dhe blerjes së votave që i ka mbërmbajtur dosja 184.

Dibra është zbrazur dhe fatkeqsisht në Dibër sot jetojnë më pas ke gjysma e qytetarëve që ishin në vitin 1990, ashtu siç është zbrazur e gjithë Shqipëria.

Ne kemi mbështetur të gjitha protestat për padrejtësitë, për vjedhjet, për korrupsionin. Ne kemi mbështetur të gjitha lëvizjet në mbrojtje të Dibrës, kundër Skavicës dhe është momenti dhe i falenderoj të gjithë ata që kanë kontribuar.”

Login to post comments