Berisha: PD fitoi në vitin ‘92 se ishte e pamposhtur dhe do fitojë përsëri, sepse qëndron edhe sot e pamposhtur

E mërkurë, 07 February 2024 20:05

Kryedemokrati, Sali Berisha ka paralajmëruar se Partia Demokratike do të fitojë përsëri zgjedhjet.

Në protestën e radhës që po zhvillohet në ‘Rrugën e Shpresës’ në mbështetje të liderit të opozitës kundër vedimit politik me ‘arrest shtëpie’ të dirigjuar nga Edi Rama, Berisha theksoi se PD fitoi në vitin ‘92 se ishte e pamposhtur dhe do fitojë përsëri, sepse qëndron edhe sot e pamposhtur.

 
 

Berisha: Të dashur qytetarë dhe qytetare, të nderuar qëndrestarë, misionarë të shpresës, shpëtimtarë të Shqipërisë!

Ditë të bardha po vijnë për demokracinë shqiptare, ditë të bardha po vijnë për Shqipërinë, ju misionarët e shpresës po i sillni ato, nderim paçi gjithmonë!

Po pse e them unë këtë? E them këtë sepse së pari, historia ka provuar se misionarët nuk mposhten kurrë.

Së dyti, e them këtë sepse historia e PD-së, partisë së idealeve tuaja, aspiratave tuaja, është historia e forcës politike të misioneve të pamundura.

Për këtë, më lejoni t’ju kujtoj vetëm dy raste kur PD ka sjellë dritën nga errësira për Shqipërinë, ka sjellë ditët e bardha për shqiptarët.

Herën e parë ishte viti 1992. Në atë kohë ishim një parti pak më shumë se 1-vjeçare. Nuk kishim asgjë. Pas 45 vitesh sundim të Partisë së Punës, pushteti dukej i pamundur. Madje zgjedhjet e para, ato të vitit 1991, Ramiz Alia i grabiti dhe e paraqiti veten si fitimtar vetëm e vetëm që të ruante pushtetin komunist. Ato zgjedhje ishin si dy pika uji me zgjedhjet e 14 majit të vitit 2023.

Në fillim të marsit të vitit 1992, Gallupi na nxirrte 27 pikë pas PS. Internacionalje Socialiste evropiane dhe botërore u ngrit e gjitha në këmbë për të mposhtur PD-në dhe mbajtur Ramiz Alinë në pushtet. Por çfarë ndodhi? Më 22 mars të vitit 1992, PD realizoi të pamundurën, realizoi ëndrrën. Ne fituam në vitin 1992 dhe kështu sollëm për herë të parë arritjen e parë monumentale që ndau epokat në Shqipëri. Ne sollëm demokracinë dhe sistemin demokratik.

Unë e di se ka skeptikë vendas dhe të huaj, që do u thonë mos e merrni shembullin e viteve 1991-1992, injorojeni, Berisha është nostalgjik, sot jemi 33 vite larg.

Po, kjo është e vërtetë. Po PD fitoi atëherë se ishte e pamposhtur dhe do fitojë përsëri, sepse qëndron edhe sot e pamposhtur.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...