Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi komentoi zhvillimet e sotme në Kuvend.
“Besoj se edhe sot e patë, se pavarësisht se me një urdhër të paligjshëm, pjesa dërrmuese e deputetëve të opozitës, përfaqësues të qytetarëve, nuk u lejuan të futen në sallën e seancave plenare, edhe pse nuk kanë kryer asnjë shkelje të rregullores, si një tentativë për të formalizuar përjashtimin de facto të opozitës nga parlamenti.
Përsëri grupi parlamentar i PD vijoi aksionin për t’u shpjeguar shqiptarëve se ky nuk është një parlament normal dhe se sa kohë opozitës i mohohen të drejtat e saj kushtetuese, nuk mund të ketë një falsitet në parlamentin e Shqipërisë përmes një normaliteti të rremë që nuk ekziston për sa kohë shkelet rregullorja dhe Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë,” tha Bardhi.
Ai komentoi edhe praninë e Lulzim Bashës sot në Kuvend.
“Besoj që edhe ju e patë, grupi parlamentar i PS, kishte shpërndarë një mesazh që deputetët e mazhorancës duhet të paraqiteshin në seancë në orën 9.
Ndjej keqardhje që disa deputetë me mandat opozitar, i janë përgjigjur këtij urdhri të grupit parlamentar të PS.
Realisht ndjej keqardhje!” tha Bardhi.