Kryetari i Grupit Parlament të PD-së, Gazment Bardhi i ftuar në ‘Çim Peka LIVE’ ka deklaruar se ka prova për përfshirjen e Olsi Ramës në dosjen e drogës së laboratorit të ‘Xibrakës’, por që prokuroria nuk e ka përfshirë, duke fshehur provat.
‘Absolutisht kemi prova, siç i ka pasur provat edhe prokuroria, por me vetëdije e ka përjashtuar vëllain e kryeministrit nga përgjegjësia penale në çështjen e Xibrakës.
Thelbin e kam sqaruar, kam kërkuar që ta bëj atë denoncim, kam rëndë dakord dhe do të duhet të rakordoj kohën me emisionin televiziv me të cilin kemi rënë dakord’, tha Gazment Bardhi në SYRI TV.