Pronari faktik i djegësit të Tiranës, propagandë në shtëpinë e Zotit

Premte, 09 February 2024 13:37

Boldnews.al

Në ballë të altarit të shenjtë të Kishës së “Shën Palit” në Tiranë, rendi të mbajë fjalim “pagëzuesi” i Inceneratorit të Tiranës, ose “pronari faktik” i saj… Me pamje dhe zë, Erion Veliaj mbajti “referim” të gjatë para drejtuesve të Kishës Katolike Shqiptare dhe jo më larg se dy metra nga altari ku është ulur edhe vetë Papa. Objektet e kultit njihen ndryshe edhe si “shtëpia e zotit”, por katër ditë më parë, numri një i kryeqytetit e përdori vendin e shenjtë për propagandë personale. Nuk hyri fshehurazi, përkundrazi, u ftua dhe prit me nderime nga drejtuesit e klerit Katolik në vend. 

 

Veliaj fliste për “predikimin shpirtëror” sesi duhet sjellë me qytetarët, si një “shërbëtor” i tyre, fliste edhe për organizimin e kalçetove ku edhe vetë priftërinjtë mund të beheshin pjesë… Që Veliaj nuk njeh limit propagande nuk është fare e re, e nuk do jetë kurrë, për aq kohë sa të mbetet në politikë, por që feja dhe politika të ngërthehen në këtë formë ngjan e rëndë, sidomos për besimtarët. Absurde, e pamoralshme dhe fort e dënueshme është sjellja e klerikëve të lartë të Kishës Katolike, duke mbajtur një “shërbesë” ekstra pikërisht për t’i dhënë hapësirë një njeriu që sot është në politikë, nesër mund të mos jetë në politikë, e akoma më rëndë në ndonjë skutë të errët ku rrëfimi nuk bëhet para priftit, por tek një roje e sektorit të brendshëm… 

Megjithë reagimin masiv në rrjetet sociale, sidomos nga besimtarët katolikë, drejtuesit e Kishës Katolike Shqiptare heshtin duke mos dhënë asnjë sqarim për rastin e paprecedent. Ama duhet pranuar se në mesin e tyre nuk kishte klerikë që prekin përditë dramën e besimtarëve, varfërinë e tyre, braktisjen e vendit, apo largimin e fëmijëve në emigracion. Mungonin klerikë që shërbejnë në zonat e thella kryesisht në veri të vendit. Mungonin ata njerëz të urtë që në këtë traumë të madhe shoqërore mundohen të ofrojnë shpresë dhe besim. Nuk gjendeshin aty klerikë që jetojnë në varfërinë e përditshme të besimtarëve të tyre. Nuk u bënë pjesë e refrenit propagandistik të Lalit, duke u shfaqur “engjëll” në publik, ndërsa “djajtë” shpesh i yshtin në errësirën e korrupsionit, makutërisë dhe “faltoreve” të oligarkisë së ndërtimit. 

Çfarë paradoksi teksa “çelësat” e vendit të shenjtë i jepen në duar mjeshtrit të propagandës që e shfaqi veten si “meshtar paqeje”, pikërisht në ditën kur po zien gjithnjë e më shumë afera e inceneratorit të Tiranës. A lahen mëkatet duke bërë spektakël me klerikët që nuk ndajnë dot fenë nga shteti dhe aq më pak besimin nga politika? Gjithçka e stisur në pak minuta që nuk nderon askënd nga ata personazhe që kanë veshur veladonin e klerikut.

Po si ndodhi e gjithë kjo shfaqje e pandodhur ndonjëherë? Arqipeshkvi Arjan Dodaj bëri kryqin, filloi meshën dhe fton për një fjalë përshëndetëse Erjon Veliajn… Para dhe pas tij ishin disa klerikë dhe një numër i madh nëpunësish të bashkisë që filmonin e fotografonin kryetarin e tyre pranë altarit të shenjtë. Shumë klerikë, sidomos nga pjesa e katolikëve, dhanë jetën pikërisht sepse nuk pranuan që propaganda komuniste t’i mposhtte në besimin e tyre hyjnor. Vjen një ditë që kryabashkiaku që “pagezoi Inceneratorin” rreshton “elitën e fesë” duke u dhënë leksion paqeje dhe përuljeje. Drama e madhe para altarit të shenjtë zgjati jo pak por 40 minuta, teksa “kryeklerikët” i dhuruan në shenjë simbolike një bluze të bardhë me numrin 1, mbi të cilën shkruhej: Veliaj!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...