Ditën e sotme Edi Rama mblodhi Asambenë e PS-së ku ka kritikuar vetë, por ka angazhuar edhe ministren e shëndetësisë, Koçiu, për të prezantuar raportin kritik ndaj kryebashkiakut të Tiranës Veliaj.
Albana Koçiu ka qenë e ngarkuara e Ramës me detyrë për të mbikqyrur punën e Veliajt si drejtues i Qarkut të Tiranës. Në raportin e saj Koçiu ka prezantuar një raport mjaft kritik për drejtuesin e qarkut, me specifikisht në dy bashki, atë të Rogozhinës dhe Kavajës.
Të dyja bashki të humbura nga PS-ja, por që Rrogozhina u grabit me rastin e përsëritjes së zgjedhjeve, ku e gjithë Bashkia Tiranë dhe pushteti qëndror u angazhuan për të grabitur me një rezultat më të lartë se herën e parë, kur mbushën kutitë e burgut.
Gjatë kësaj mbledhjet e cila ka zgjatur për më shumë se 5 orë objekt kritikash ka qenë edhe ish-ministrja Olta Xhaçka si dhe deputeti Etjen Xhafaj edhe të tjerë.
Socialistët kanë lëshuar një sërë akuzash ndaj tyre duke thënë se Veliaj & Co zhvillojnë takime si OJQ.
Sipas tyre Veliaj shmang strukturat dhe veprojnë si parti më vetet.
Mbledhja është zhvilluar në masa të rrepta sigurie, Rama ishte kujdesur që t’u bllokonte valët e telefonit asambleistëve për të mos lejuar rrjedhje të informacionit.
Kujtojmë se në datën 16 Mars do të ketë një tjetër mbledhje të Asamblesë së PS-së në Durrës.
Është e disata herë që Rama sulmon Erion Veliajn, i njohur ky i fundit si pretendenti i vetëm për ta pasuar atë në PS.
Me sa duket Veliaj ka shfaqur padurimin për t’i marrë partinë Ramës dhe ky i fundit ka orkestruar sulmet e strukturuara ndaj tij, siç edhe i ka hije kësaj partie që nga kohë e Enver Hoxhës.
Teza e pasuesit të Ramës në PS është një tezë reale por, disa e shohin atë si të parivalizueshëm nga Veliaj, ndërsa disa të tjerë mbrojnë tezën se ky i fundit është fuqizur shumë ekonomikisht dhe i ka dalë Ramës jashtë kontrollit.
Cilado qoftë teza më afër së vërtetës, një gjë është e sigurtë, korentet mafioze brenda rilindjes janë shumë afër shpërthimit. Pushteti i gjatë dhe vjedhja e pashembullt ka rritur orekset e pretendimet e brendshme, gjë të cilën do ta ketë shumë të vështirë ta izolojë edhe një autokrat si Rama që ka asfiksuar debatin e brendshëm në PS që nga 2005 e këtej.