Vasili: Rama e pranoi hapur se e ka kapur drejtësinë. Deklaratat e tij vërtetojnë arsyen e mosveprimit të SPAK

Tuesday, 13 February 2024 11:27

Nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka deklaruar se në prononcimin e djeshëm për gazetarët, kryeministri Rama ka pranuar hapur se ka kapur drejtësinë.

Në një postim në Facebook, Vasili shkruan se Rama duhet të japë llogari para drejtësisë dhe jo të japë garanci për drejtësinë. 

 

Postimi

Shume e rende, Rama pranoi hapur se ka kapur drejtesine! Rama pranon hapur se ka kapur drejtesine ne deklarat e tij dje pas Asamblese se rilindjes.

Rama deklaroi se ai dhe qeveria garantojne pavaresine e drejtesise. Çdo shqiptar e di shume mire se pushteti gjyqesor eshte nje nga tre pushtetet ne vend se bashku me ekzekutivin dhe legjislativin.

Pavaresine e drejtesise e garanton plotesisht Kushtetuta e Shqiperise dhe ligjet e vendit.

Edi Rama duhet te jape llogari para drejtesise dhe jo te jape garanci per drejtesine.

Deklarimet e Rames kane vertetuar hapur dhe qarte  arsyen e mosveprimit te SPAK-ut  perpara qindra e qindra fakteve, dokumentave dhe provave te korrupsionit te tmerrshem te Rames dhe Qeverise.

Login to post comments