Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, iu bashkua thirrjeve për pjesëmarrje në protestën kombëtare të 20 shkurtit.
Bardhi ndryshoi foton e tij të profilit, duke postuar posterin e protestës.
Në poster bëhet thirrje për pjesëmarrje në orën 17:30 në protestën që do mbahet në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.
Motoja e protestës do të jetë ‘O sot, o kurrë’. Ajo zhvillohet në kuadër të fushatës: Opozita në aksion.
Një ditë më parë, Bardhi dhe grupi i deputetëve u rikthyen në selinë e PD, ku morën pjesë në mbledhjen e grupit dhe atë të Këshillit Kombëtar.
Kjo lëvizje shihet si konsolidim i bashkimit të PD-së dhe opozitës.