Shehu: Qytetari me “larg” shendetesise.

E mërkurë, 14 February 2024 17:09

Nga Tritan Shehu:


Qytetari me “larg” shendetesise.
Humbet dhe e vetmja “cilesi” e sherbimit!
I kundert ky fenomen me propaganden qeverisese, apo me direktivat e OBSh.
Me aresye kryesore:
1-Uljen fizike te strukturave shendetesor ne territor.
2-Mungesat ne sherbime te specializuara publike, duke i “shtyre” qytetaret drejt privatit.
Ne radhe te pare sot flas per Kujdesin Paresor.
Numri i mjekeve te atij sherbimi, i mjekeve te familjes e te pergjitheshem ulet progresivisht ne keto vite.
Renia e numrit eshte reth 3-4% cdo vit.
Vecanerisht kjo per zonat rurale, por pa perjashtuar dhe ato urbane.
Kur ky sherbim paresor me ate personel eshte themeli, forca e efikasiteti i sistemit shendetesor.
Ndersa ne lidhje me mjeket specialiste te sherbimit ambulator gjendja eshte edhe me rende.
Ky sherbim i specializuar po shkon drejt zhdukjes.
Qytetaret nga i gjithe vendi dergohen prane spitaleve te rendesishme publike e ne radhe te pare tek QSUT, shpesh disa qindra kilometra larg e pritje te gjata.
Keshtu detyrohen te drejtohen tek privati per vizitat, egzaminimet e procedurat mjekesore.
Me pagesa direkte te medha, per ata qe munden!
Perfundimi eshte “largimi” i qytetareve nga sherbimimi mjekesor…
Duke humbur keshtu dhe te vetmen pike te forte qe kishte sistemi yne shendetesor:
Aksesin e shpejte te qytetarit me sherbimin.
Pra sot nuk mbetet asnje element pozitiv per kete sherbim ne vendin tone.

Modifikuar më E mërkurë, 14 February 2024 17:11
Login to post comments