I ftuar në emisionin Task Force në SYRI TV me moderatoren, Sonila Meçon për të diskutuar mbi skandalin e inceneratorëve ishte analisti dhe gazetari Basir Çollaku.
Çollaku është shprehur se sit ka faktorë brenda grupi të Bashës që kanë marrë para nga ijnceneratorët.
"Deklaratat e Baton Haxhiut janë kanosje ndaj Belind Këlliçit. Ajo që denoncoi Blendi ka prekur një plagë të fshehur që është kompania Tosk Energy që shfaqet te inceneratori. Kjo kompani ka pasur marrëveshje me kompaninë Gonvorin e cila ka lidhje me rusët. Kjo kompani ka kryer transferta me shifra 1 miliardë euro që janë transferuat më të mëdha ndonjëherë në industrinë e hidrokarbureve.
Këtu bëhet fjalë për para të frikshme dhe në skandalin e inceneratorëve janë futur para ruse dhe iraniane. Këtu Batoni si i paguar me kontratë me inceneratorët ka akuzuar Belindin.
Ka faktorë në PD që kanë marrë para nga inceneratorët, sot ata që heshtin janë paguar nga inceneratorët."