Rreth orës 11:13 avioni më të cilin udhëtoi Sekretari Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, preku tokën shqiptare.
Ai zbriti në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas, ku u prit nga ministri i Jashtëm, Igli Hasani.
Forca të shumta të policisë janë angazhuar për mbarëvajtjen e vizitës së sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken i cili do të qëndrojë në Tiranë për rreth 8-9 orë.
Blinken do të takohet me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama.
Agjenda e Blinken në Tiranë do të mbyllet me një takim me rreth 100 të rinj që kanë qenë pjesë e programeve mbështetëse të ambasadës amerikane.