Berisha paralajmëron Ramën dhe Veliajn: Harrojini lëvdatat, edhe Tahirin e çuat në Dhomën Ovale, por do keni fatin e tij dhe të McGonigal

E Enjte, 15 February 2024 22:54

Kryetari i Partisë Demokratike, njëkohësisht edhe drejtuesi i opozitës shqiptare, Sali Berisha gjatë fjalës së mbajtur në tubimin qytetar, ka paralajmëruar Edi Ramën dhe Erion Veliajn që të mos gëzojnë shumë sepse fatin e Saimir Tahirit dhe Charles McGonigal do të kenë.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha: 

 

Por Shqipëria sot është moniste, Edi Rama dhe Linda e Parlamentit preferuan të mbajnë përjashtimin e deputetëve të opozitës, të mos shtyjnë seancën dhe të ftojnë Sekretarin e Shtetit t’i adresojë siç ka qenë tradita që nga viti 1991, fjalët e tyre nga parlamenti shqiptar.

Pra, gjithçka u zhvillua sipas një skenari kryekëput monist. 

Deputetëve të parlamentit iu janë mohuar të drejtat kushtetuese.

Kryetari i partisë më të madhe është vendosur në arrest shtëpie vetëm e vetëm pse ka mbrojtur interesin e kombit shqiptar, ka denoncuar me të gjithë fuqinë e tij skandalet, vjedhjet e shekullit të Edi Ramës.

Por me këtë rast, dua të theksoj dy momente. Së pari çdo shqiptar duhet ta dijë se nesër për herë të parë në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, në Uashington gjykohet shefi i kundërzbulimit të FBI, në një dosje kriminale të përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Dhe e garantoj Edi Ramën se drejtësia vonon, por nuk të harron!

Dhe mos të qeshë buza se s’ka lavdërim, s’ka lëvdatë, se nuk ka asgjë që nuk mund të shpëtojë ty nga verdikti i drejtësisë për aktin madhor korruptiv ndërkombëtar, korruptimin e McGonigalit.

Me këtë rast, i them kryehajdutit të kombit, Edi Rama dhe Erion Veliasë, mos harroni se sot vërtet lavdëroheni, ndërkohë që shqiptarët kanë absolutisht mendime krejt të kundërta. Çdo shqiptar ju di ju për hajdutë.

Mirëpo kujtoni pak Saimir Tahirin, që e çuat në Dhomën Ovale te Obama. Edhe atëherë ju paralajmërova. Drejtësia vonon, por vonon, por nuk harron.

Ju garantoj se fati i tij u pret, se fati i McGonigalit ju pret!

Natyrisht hetimet me grupin e strukturuar kriminal në Skapin e partisë janë të pashpresë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...