Kosova feston sot 16-vjetorin e Pavarësisë

Saturday, 17 February 2024 12:41

Prishtinë - Sot Republika e Kosovës shënon 16-vjetorin e pavarësisë së saj. Më 17 shkurt të vitit 2008, Kuvendi i Kosovës shpalli pavarësinë e vendit, duke e bërë atë shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.

Për të festuar këtë përvjetor, institucionet e vendit kanë përgatitur aktivitete të veçanta. Presidentja e shtetit dhe personalitete të tjera do të bëjnë ngritjen e flamurit shtetëror në mëngjes si dhe do të bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, te varri i veprimtarit Adem Demaçi si dhe në kompleksin “Adem Jashari” në Prekaz. Për të nderuar këtë ditë të veçantë do të kenë mbledhje Qeveria dhe Kuvendi, derisa në të gjithë vendin, Dita e Pavarësisë do të shënohet me aktivitete të shumta, njofton RTK.  

 

Radiotelevizioni i Kosovës ka përgatitur një skemë programore të pasur dhe të shtrirë nga mëngjesi deri në mbrëmje. Për të sjellë dimensione të ndryshme të festës shtetërore, RTK do të transmetojë ngjarjet kryesore, përfshirë ngritjen e flamurit, seancën solemne të Kuvendit dhe intervista me personalitete të rëndësishme të kësaj date. Skema programore e RTK-së përfshin transmetim maratonik bashkë me Radio Kosovën, me lidhje të drejtpërdrejta nga qytete të ndryshme të vendit.

Pjesa artistike e këtij transmetimi maratonik do të pasurohet me muzikë, dokumentarë, dhe koncerte, duke krijuar një atmosferë festive dhe emocionuese për shikuesit dhe dëgjuesit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...