Berisha pyet gjyqtaren Gjoka-Maneku: A je përzënë nga ndonjë vend për aktivitete llumi? Thuaju shqiptarëve. Turp të kesh!

E Enjte, 22 February 2024 19:36
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në fjalën e tij gjatë protestës maratonë në ‘Rrugën e Shpresë’ kundër vendimit të gjykatës të dirigjuar nga Edi Rama, i ka drejtuar një pyetje publike gjykatëses Irena Gjoka-Maneku, duke e quajtur një turp.
 

‘Edhe njëherë, je përzënë nga ndonjë vend për aktivitete llumi? Thuaju shqiptarëve. Turp të kesh! Turp të kesh të them. Turp të kesh. E marrë peng nga Edi Rama dhe zbaton si mercenare urdhrat e tij’, u shpreh Berisha. 

 

Berisha: Ju e shihni vetë se ç’bëhet.

Çdo ditë lajme që kanë në themel vjedhjen. 

Po pse shemben rrugët? Rrugët shemben se vidhen paratë dhe hidhet jo materiali që duhet, por bukë peshku.

Po pse ndryshohen trajektoret e rrugëve? Ndryshohen që vjedhja të bëhet tërkuzë.

Po pse ndahen rrugët në dhjetëra e dhjetëra lote? Që të mund të vidhet dhjetëra e dhjetëra herë.

Të gjitha këto janë realiteti më i hidhur që vrasin çdo ditë gjendjen ekonomike të shqiptarëve, varfërojnë, mjerojnë ata.

Të dashur miq, Edi Rama me reformën e tij në drejtësi ka krijuar mburojën më të tmerrshme gjyqësore, prokuroriale të vjedhjeve të tij monstruoze dhe qeverisë së tij.

Nuk ka asnjë proces ndaj asnjë personi që nuk përcaktohet nga Edi Rama.

Karakteri i kësaj drejtësie sot është më kriminali që ka ekzistuar që nga mesi i diktaturës.

Çdo vendim shkruhet në zyrat e Edi Ramës dhe dërgohet në Skap apo në gjykatë.

Ndërkohë, Skapi dhe gjykata janë të mbushur me anëtarë, me grupe të strukturuara kriminale, me llum njerëzor, ua them unë ju këtu.

Meqë jam këtu para jush, në emër tuaj dhe për ju, do i çoj një mesazh asaj gjykatëses Gjoka-Maneku, Maneku-Gjoka.

Mesazhi im është ky: edhe njëherë, je përzënë nga ndonjë vend për aktivitete llumi? Thuaju shqiptarëve. Turp të kesh! Turp të kesh të them.

Turp të kesh. E marrë peng nga Edi Rama dhe zbaton si mercenare urdhrat e tij.

Je turp i drejtësisë, turp i Shqipërisë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...