Fermerët në protestë: Malli serb ka mbytur tregun, këta janë tradhtarë

Premte, 23 February 2024 12:36
Fermerët e jugut po vazhdojnë protestën e tyre pas problematikave të rënda që po hasin në mbijetesën e tyre, pasi tregu është mbuluar nga malli serb.
 

Për SYRI TV, një nga fermerët është shprehur se kjo është një qeveri, e cila po kryen një tradhti kombëtare pasi blegtoria është pasuri kombëtare. 

 

"Ne jemi të shkatërruar. Do të përshkallëzojmë protestën pasi kemi tre javë që presim një përgjigje nga qeveria. Subvencionet të na bëhen sa janë në vendet e rajonit, këtu dominon malli serb dhe gruri mbetet rrugëve. Informalitetin ta luftojë ministrja, ku është informaliteti jonë se prodhojmë qumësht  bio.

Ministrja ka një dyzinë me burokratë në zyra, t'i nxjerrë në rrugë dhe të verifikojnë situatën në terren, ata janë të paaftë, mos ta kërkojnë nga ne zgjidhjen. Ne nuk arrijmë dot Kosovën, pasi subvencionet janë 12-fishi më i lartë sa ne.

Këta janë tradhtarë, ata kërkojnë të zhdukin blektorinë, duan të na zhdukin dhe të na zëvendësojnë me afrikanë".

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...