Balliu: Rama izoloi liderin e opozitës në shtëpi, por Sali Berisha nga shtëpia izoloi gjithë qeverinë

Premte, 23 February 2024 19:48

Koordinatori i Rajonit të Tiranës në PD, Klevis Balliu në një intervistë në 'Edicionin e Pasdites' në Syri Tv, deklaroi se ndërkohë që Rama tentoi të izolonte liderin e opozitës Sali Berisha në shtëpi, Berisha nga shtëpia izoloi gjithë qeverinë.

E gjithë tentativa për të izoluar liderin e opozitës ishte që të izolonte opozitarizmin, në fakt ata tentuan të izolonin Berishën në shtëpi, por ai nga shtëpia izoloi gjithë qeverinë, dhe ata u zhdukën. 

 

Sepse realiteti dhe e vërteta e nxjerr kokën në fund.

Sali Berisha ka fuqinë që ka, pavarësisht se ku është, është në zyrë në shtëpi, në zyrë në seli apo në një zyrë tjetër. 

Ai është lideri i opozitës dhe e vërteta është e vërteta nuk e zhbën dot, sado të nxjerrësh një Shqipëri tjetër në televizionet e Carlo Bolinos.

Nuk ka rëndësi ajo çfarë del atje, e vërteta është e vërteta dhe në shesh del gjithmonë e vërteta nuk del kurrë propaganda.

Dhe e vërteta është se këta kërkuan që të izolojnë Sali Berishën dhe në fakt Sali Berisha izoloi të gjithë këta me datën 20 shkurt.

I zhduki këta nga mediat, Edi Rama u largua, gjithë qeveria u largua, s'pikëtinte zëri, dhe më të drejtë shumë nga këta,mund të jenë habitur sepse janë ndikuar nga propaganda e qeverisë se “ këta nuk kanë njerëz’’, që “opozitën nuk e duan shqiptarët” që “shqiptarët duan Edi Ramën”, që ''shqiptarët duan Erion Veliajn''.

Por, për çfarë t’i duan këta ? Se i vjedhin përdit? Janë absurditete. Prandaj dikush mund të jetë habitur nga ajo pjesëmarrje, por unë personalisht nuk jam habitur.

Modifikuar më Premte, 23 February 2024 19:51
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...