Berisha: Qeveria e krimit e ka mbushur paraburgimin me të pafajshëm, sepse nuk ka akuzë mbi ta

Diel, 25 February 2024 22:07

Kryetari i Partisë Demokratë, Sali Berisha ka akuzuar se qeveria e krimit në Shqipëri e ka mbushur paraburgimin me të pafajshëm.

Në fjalën e mbajtur para mbështetësve të cilët vijojnë protestën maratonë në ‘Rrugën e Shpresës’, Berisha theksoi se, arrestimet janë bërë për statistika pasi nuk ka akuzë mbi ta. 

 

Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, ju luftëtarëve të paepur të lirisë dhe dinjitetit, të qëndresës dhe shpresës.

Me qëndresën tuaj, me zërin tuaj, jeni bërë udhërrëfyes për mbarë shqiptarët. 

Çdo natë qytetarët e këtij vendi, ndjekin fjalimet tuaja, ndjekin parlamentin tuaj të fjalës së lirë, i cili është vite drite larg parlamentit Rama-Linda, i cili është vite drite larg parlamentit të krimit, që voton buxhet në 4 minuta, që shtyp liritë dhe të drejtat e popullit opozitar.

Nga kjo rrugicë, nga ky parlament ju përcillni shqiptarëve të vërteta e mëdha.

Ju denonconi këtu si luftëtarë të pamposhtur, Edi Ramën, monizmin e shëmtuar të tij, diktaturën e tij, të bazuar në aleancën me krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve.

Në aleancën siç e kanë thënë vetë me krenari, aleancën e qelbësirave.

Çdo natë nga kjo rrugicë, me guxim, ju mbroni liritë dhe të drejtat e qytetarëve shqiptarë ndaj të cilave sot ka një agresion nga narkoshteti, njëlloj si në diktaturat e egra.

Miqtë e mi!

Jashtë dritave të qytetit, në burgjet e këtij vendi është ulur mesjeta.

Shqipëria sot është i vetmi vend në Europë, botë, që 62% të të gjithë të burgosurve i ka me paraburgim.

Ky është dhunim masiv i të drejtave të njeriut.

I ka me paraburgim se janë të pafajshëm, sepse nuk ka akuzë mbi ta, sepse arrestohen vetëm e vetëm për statistika.

Se ky ministër që është turpi i ministrit, turpi i njeriut, që është i lidhur kokë e këmbë me krimin, urdhëron dhe arrestohen njerëz pa asnjë lidhje me krimin, i plasin në burgje dhe i lënë aty.

Ju denonconi këtu një diktaturë, e cila njëlloj si në Rusi, Tunizi, Ugandë, arreston si person nën hetim, pa asnjë provë, fakt apo dokument, kryetarin e PD-së.

Arreston tjetrin pse ka marrë 410 metra tokë të veten, trashëgim të familjarëve të tij.

Ju denonconi një diktaturë të shëmtuar që ka krijuar për vete, drejtësinë më të shëmtuar më të shpërfytyruar që ka pasur dhe ka Shqipëria  apo ndonjë vend tjetër.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...