Meta: Arbitrazh pas arbitrazhi, Rilindja vetëm humbet gjyqe me konçensionarë, 40 mln euro!

Tuesday, 27 February 2024 13:51

Ilir Meta, Kryetari i PL, ka reaguar pas humbjeve të tjera që po pëson Shqipëria në gjyqet me kompani të huaja në Gjykatën e Arbitrazhit në Uashington dhe kësaj radhe, me kompaninë gjermane EMS, së cilës i ka ndërprerë kontratën në terminalin e portit të Durrësit. 

"Papërgjegjshmëria dhe korrupsioni skizofrenik i Rilindjes, - shkroi Meta në Fb, -  po i shton çdo ditë e më shumë kosto të mëdha financiare shtetit shqiptar dhe taksapaguesëve shqiptarë. Seancë pas seance, arbitrazh pas arbitrazhi, Rilindja vetëm humbet gjyqe me konçensionarë apo kompani të mëdha, duke rënduar buxhetin e shtetit. 

 

Arbitrazhi ndërkombëtar ka rrëzuar kërkesën e shtetit dhe ka vendosur gjykimin në themel për dëmshpërblim 40 milionë euro për koncensionin e Durrësit.

40 milionë euro më shumë taksa për shqiptarët!! 

40 milionë euro që mund të përdoreshin për të rritur pensionet dhe për mbështetje financiare për blerjen e ilaçeve për pensionistët tanë do të shkojnë për dëmshpërblim, sepse kemi një qeveri totalisht të paaftë dhe të korruptuar!

40 milionë euro që mund të përdoreshin për të mbështetur fermerët tanë, do të paguhen dëmshpërblim, sepse qeveria nuk respekton ligjin, sepse ligji i saj është korrupsioni!"
 

Login to post comments