Samiti 2-ditor i Paqes në Tiranë: Edhe Osmani, edhe Vuçiç kanë konfirmuar pjesëmarrjen

E mërkurë, 28 February 2024 12:10

Shqipëria qëndron krah për krah me Ukrainën së bashku me të gjithë aleatët që kanë zgjedhur të shohin nga e ardhmja tha Rama me rastin e vizitës së Presidentit të Ukrainës Zelenski në Samitin e Paqes në Tiranë, shkruan Deutsche Welle.

Zelenski do të jetë i pranishëm në ditën e parë të Samitit dyditor të Paqes që mbahet në Tiranë, dita e parë e të cilit i dedikohet tërësisht Ukrainës dhe situatës së luftës, prej agresionit rus më 24 shkurt 2022.

 
 

Image

 

Fillimisht Zelenski do të mikpritet nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një takim kokë më kokë, që do të pasohet nga firmosja e marrëveshjeve mes dy shteteve. Më pas ata do t'i drejtohen Pallatit të Kongreseve, për t'ju bashkuar liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Europës Juglindore. Sipas agjendës zyrtare, dita e parë e punimeve të Samitit të Paqes do të përfundojë me një konferencë të përbashkët për mediat mes Kryeministrit Rama dhe Presidentit Zelenski, në orën 13:30.

 

Mbështetje dhe solidaritet me popullin ukrainas

Image

Ardhja e presidentit ukrainas gjatë Samitit të Paqes në Tiranë ishte njoftuar më herët nga kryeministri shqiptar, duke e cilësuar një shprehje të mbështetjes dhe solidaritetit me popullin ukrainas. "Shqipëria qëndron krah për krah me Ukrainën së bashku me të gjithë aleatëtqë kanë zgjedhur të shohin nga e ardhmja," është shprehur Rama.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, kane konfirmuar se do t'i bashkohen punimeve të Samitit. Po ashtu pjesë e samitit do të jetë edhe presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, përmes një video-mesazhi.

Masa të rrepta sigurie

Në kryeqytetin shqiptar janë mbyllur përgatitjet e fundit për samitin dyditor që do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve. Policia e Shtetit ka njoftuar për masa të rrepta sigurie dhe bllokim të rrugëve. Në terren do të jenë të angazhuar rreth 1.500 forca policie përfshirë Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Forcat Speciale RENEA. Po ashtu në terren do të zbresin grupet anti-eksploziv, të cilët do të vëzhgojnë rrugët kryesore dhe do të kenë në mbikëqyrje të gjithë perimetrin e sigurisë.

Image

Masa të rrepta sigurie në TiranëFotografi: Ani Ruci/DW

Për të garantuar mbarëvajtjen e Samitit, do të ketë bllokime dhe devijime të disa akseve interurbane dhe urbane të kryeqytetit, që përkojnë me zonat ku do të zhvillohen takimet.

Masat e rrepta do të vijojnë edhe gjatë ditës së dytë të Samitit të Paqes, që do të mbahet të enjten, më 29 shkurt. Në fokus të tij do të jetë Plani i Rritjes dhe i Konvergjencës.

Image

 
Login to post comments