Nga Tritan Shehu:
Samiti per Ukrainen—shterpe!
Ne fakt u kthye ne “avokat” per Vucic!
Sepse nuk “lindi” ate qe duhej te “lindete” per dimensionet e ate cfare ai perfaqesonte, perkundrazi.
Per te qene produktiv dhe risi sjelles duhej te deklarohej per dy elemente:
1-Domosdoshmerine e mbeshtetjes se sanksioneve ndaj Rusise nga vendet e Ballkanit perendimor.
2–Te vinte theksin mbi rrezikun ne ritje te Rusise ndaj stabilitetit te Rajonit.
Ndaj te dyja ketyre pikave konkrete e thelbesore heshti, nuk tha asgje.
Dhe kjo per te qendruar sinkron me qendrimet e Serbise si partner i Rusise, per ta “shplare” Beogradin e lehtesuar ne pozicionet e tij.
Deklaratat e tjera per te “drejtat universale, paqen, sovranitetet” etj te ketilla ngelin vetem deklamacione te pergjitheshme, tashme te tejkaluara.
Pra kujdesi ishte per te mos “cenuar” Serbine e jo per te dale me te vetmet konkluzione reale e konkrete produktive, qe ai Samit mund te dilte.
Ne keto kushte shtroj pyetjen:
Atehere pse u mblodh?
Ukraina nuk ka nevoje per deklarata te pergjitheshme, kjo kohe ka kaluar tashme per ate.
Mbeshtetje jo vetem morale, por thellesisht konkrete, materiale, njerezore, ajo po merr tashme nga e gjithe Bota demokratike, nga BE, ShBA etj.
Nje deklarate e pergjitheshme e ketij Samiti nuk i shton asgje.
Samit, qe realisht nuk realizoi te vetmet gjera qe mund te kishin nje vlere mbeshtese per Ukrainen e Rajonin.
Dhe duke mos bere kete ne fakt ky Samit..
U kthye ne nje avokat te Serbise e Vucici jo vetem per qenderimet negative, qe mbajne ndaj vendimeve te BE, ShBA.
Por dhe ndaj rreziqeve reale, qe egzistojne mbi vendet tona e Rajonin tone!