Në deklaratën përfundimtare të samitit të zhvilluar në Tiranë, Serbia ka arritur edhe një tjetër fitore.
Kështu, samiti nuk e njeh Kosovën si shtet.
Për këtë arsye, pas presionit të Serbisë, në këtë deklaratë nuk përdoret fare fjala ‘shtete’ në pikën gjashtë dhe shtatë të saj.
Mediat serbe e cilësojnë këtë një fitore të madhe të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.
Si ishte
Pika 6. Ne jemi të bindur se lufta në shkallë të plotë e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës ka treguar nevojën kritike dhe rëndësinë thelbësore të një Evrope të bashkuar dhe të fortë, e aftë për t’u përballur me sfidat globale për paqen dhe prosperitetin e popujve tanë. Theksuam se shtetet tona janë të bashkuara nga vlerat e përbashkëta evropiane dhe vizioni i zhvillimit të tyre të mëtejshëm brenda një Evrope të bashkuar.
Pika 7. Ne konfirmuam vendosmërinë tonë për të intensifikuar përpjekjet e përbashkëta të shteteve tona për të siguruar përparim të mëtejshëm dhe mbështetje të ndërsjellë drejt anëtarësimit të rajonit të Ballkanit Perëndimor, Ukrainës, Republikës së Moldavisë dhe Gjeorgjisë në Bashkimin Evropian.
Si u bë
Pika 6. Ne jemi të bindur se lufta në shkallë të plotë e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës ka treguar nevojën kritike dhe rëndësinë thelbësore të një Evrope të bashkuar dhe të fortë, e aftë për t’u përballur me sfidat globale për paqen dhe prosperitetin e popujve tanë. Theksuam se na bashkojnë vlerat e përbashkëta evropiane dhe vizioni i zhvillimit të tyre të mëtejshëm brenda një Evrope të bashkuar.
Pika 7. Ne konfirmuam vendosmërinë tonë për të intensifikuar përpjekjet e përbashkëta për të siguruar përparim të mëtejshëm dhe mbështetje të ndërsjellë drejt anëtarësimit të rajonit të Ballkanit Perëndimor, Ukrainës, Republikës së Moldavisë dhe Gjeorgjisë në Bashkimin Evropian.