Edi Rama do të organizojë sot një tjetër samit në Tiranë.
Bëhet fjalë Samitin Rajonal mbi Planin e Rritjes dhe Konvergjencës me fokus integrimin e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Europian, si dhe zbatimin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.
Mungesa e madhe në këtë samit do të jetë Kosova.
Por në samit nuk do jetë i pranishëm edhe kryeministri i Malit të Zi.
Në këtë mënyrë, dy figurat kryesore të samitit do jenë Edi Rama dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç.
I pranishëm do jetë edhe Komisioneri i Zgjerimit, Oliver Varhelyi, i kritikuar gjerësisht nga mediat e mëdha evropiane se mbështet autokratët e rajonit.
Ndërkohë edhe një ditë më parë u zhvillua një samit, që duhej të përfshinte vendet e Europës Juglindore.
Por në samit munguan shtete të mëdha si Rumania, Greqia, Bullgaria apo Turqia.
Analistët thanë një ditë më parë se fituesi i samitit doli presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, që imponoi axhendën e tij.
Ndërkohë sot, duket se samiti sërish do jetë për dyshen Rama-Vuçiç.