Pyetje publike për Irena Gjokën: A jeni përzënë nga një shtet i huaj dhe a e keni deklaruar këtë në Vetting?!

Premte, 01 Mars 2024 13:37

Muaj më parë, kohë kur Irena Gjoka-Manekut iu dha në dorë çështja ndaj liderit të opozitës, nga Edi Rama, Syri mbi informacion të saktë ngriti një pyetje publike për Irena Gjokën, në lidhje me shkarkimin e saj si gjyqtare nga Sali Berisha në vitin 1996 dhe për konfliktin e interesit që ajo barte për këtë arsye.

Edhe pse pyetja u bë çdo ditë publikisht, Irena Gjoka nuk guxoi të përgjigjej. Por publiku u qartësua se ajo nuk ishte një pyetje e pabazë dhe kjo u vërtetua kur u publikua dokumenti i shkarkimit të Irena Maneku (Gjoka) si e paaftë nga sistemi gjyqësor, vendim i firmosur nga Sali Berisha në cilësinë e kreut të KLD. 

 

Mirëpo, mesa duket nuk është vetëm kjo e shkuar e padeklaruar e gjyqtares politike të Edi Ramës. 

Dy ditë pas protestës masive të opozitës së bashkuar në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, lideri i opozitës, Sali Berisha, ka ngritur një pyetje tjetër për Irena Gjokën. 

“Ndërkohë, Skapi dhe gjykata janë të mbushur me anëtarë, me grupe të strukturuara kriminale, me llum njerëzor, ua them unë ju këtu.  Meqë jam këtu para jush, në emër tuaj dhe për ju, do t'i çoj një mesazh asaj gjykatëses Gjoka-Maneku, Maneku-Gjoka. Mesazhi im është ky: edhe njëherë, je përzënë nga ndonjë vend për aktivitete llumi? Thuaju shqiptarëve.  Turp të kesh! Turp të kesh të them. Turp të kesh. E marrë peng nga Edi Rama dhe zbaton si mercenare urdhrat e tij. Je turp i drejtësisë, turp i Shqipërisë.”- deklaroi lideri i opozitës.

Pyetje e rëndë për një gjyqtare. 

Syri, duke qenë se nuk ka mundësi të pyesë Sali Berishën, pasi Irena Gjoka e ka burgosur politikisht dhe i ka ndaluar komunikimin, ka vendosur të pyesë publikisht vetë gjyqtaren Gjoka dhe krahas kësaj do të sigurojë edhe provat e nevojshme për pyetjet, ashtu siç ndodhi edhe herën e parë. 

Pyetje publike për Irena Gjokën:

A është përzënë Irena Gjoka nga ndonjë vend i huaj për aktivitet "llumi", apo cilido qoftë lloji aktivitetit, dhe cili është vendi nga ku është përzënë?

A e ka deklaruar Irena Gjoka-Maneku në organet e veting-ut këtë gjë?

Login to post comments