Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit, vazhdoi serinë e zvarritjeve jo vetëm për liderin e opozitës, Sali Berisha, por edhe për dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi.
SYRI TV raporton se është shtyrë seanca për revokimin e masës së sigurisë për anëtarin e Këshillit Kombëtar të PD.
Seanca e radhës ndaj Malltezit do të mbahet më 8 mars.
Më herët u njoftua për zvarritjen e procesit ndaj kreut të PD, Sali Berisha.
Avokati i këtij të fundit tha se qëllimi i gjykatës është që të djegë mandatin e tij.