Koordinatori për Tiranën në Partinë Demokratike ka deklaruar në një dalje për medita se, “ajo që fshihet pas bumit të ndërtimit janë paratë e Ndrangetës se Veliajt dhe te Bajrave të qeverisë, plus miliardat e eurove të vjedhura me koncesione dhe ‘rrugë të florinjta’ me 40 milionë euro kilometri”.
“Diku duhen pastruar gjithë këto para të zeza të krimit, dhe kush me mire se narko-lavatricja me e madhe e Europes në krye të Tiranë”, tha Balliu.
DEKLARATË PËR MEDIA KOORDINATORI PËR TIRANËN, KLEVIS BALLIU
8.9 milionë metra katror në 6 vitet e fundit për ndërtime në Tiranë, përbën një shifër rekord në mbarë botën duke patur parasysh shtrirjen dhe popullsinë e kryeqytetit.
Kur di se në këto 6 vite ritmet e shpopullimit dhe të largimit të qytetarëve janë rritur në mënyrë drastike, si rrjedhojë e keq-qeverisjes, nuk mundet të imagjinohet asnjë arsye apo kërkesë e tregut për një fluks ndërtimi kaq të madh.
Ajo që fshihet pas bumit të ndërtimit janë paratë e Ndrangetës se Veliajt dhe te Bajrave të qeverisë, plus miliardat e eurove të vjedhura me koncesione dhe ‘rrugë të florinjta’ me 40 milionë euro kilometri.
Diku duhen pastruar gjithë këto para të zeza të krimit, dhe kush me mire se narko-lavatricja me e madhe e Europes në krye të Tiranës.
Partia Demokratike u bën thirrje institucioneve ligjzbatuese të nisin hetimet urgjentisht për burimin e parave për këto ndërtime në territorin e Bashkisë Tirane.
Këto ndërtime nuk janë kërkesë e tregut, sepse sot në Tiranë ka më mijëra apartamente bosh. Në këto kushte, sipas cilës logjikë tregtare vazhdon ritmi i lartë i ndërtimit dhe fluksi i paprecedentë i lejeve, kur tregu është i mbingopur dhe pallatet janë bosh?
Ndërtimi i kullave nuk është vetëm kriminalizim i ekonomisë, por edhe dëm vrastar i shëndetit publik. Raporti i OBSH e theksonte qartë se Tirana është një nga qytet më të ndotura në botë. OBSH bënte me dije se, ne Tirane, grimcat e ndotjes janë 90 herë më të larta se norma. Por shqiptarët nuk kanë nevojë për statistika për këtë. U mjafton fakti se një i afërm po përballet me sëmundjen e rëndë dhe torturën nëpër spitalet e Rilindjes.
As kjo nuk e ndalon kryebashkiakun që të mbushë xhepat e tij dhe të bandës së Rilindjes me para dhe mushkritë e shqiptarve me lëndë kancerogjene.
As Raporti i antimafias italiane, ku theksohen lidhjet e tij me Ndranghetan, nuk e ndalon Lali Lavatriçen.
Të vetmit, që mund dhe duhet ta ndalojne kete vrasës të shëndetit publik, bashkë me ortakun e tij në qeveri, të dy kriminalizues të ekonomisë dhe vrasës të shpresës, janë qytetarët e Tiranës.
O sot, o kurrë të shpëtojmë Tiranën dhe Shqipërinë nga hajdutët me çizme në pushtet, Edi Rama dhe Erion Veliaj.