Kreu i PD, Sali Berisha në protestën që po mbahet kudër arrestimit politik ndaj tij është shprehur se Aleanca e Atlantikut të Veriut inauguroi bazën e saj të parë në 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.
Berisha theksoi se në rrafshin politik, është e dhimbshme se Shqipëria largohet me shpejtësi nga të gjitha kriteret që duhet të përmbushin vendet e lira që formojnë Aleancën.
Fjala:
Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta.
Mirënjohjen më të thellë, ju qëndrestarëve të pamposhtur të Rrugës së Shpresës.
Qëndrestarëve të dinjitetit dhe lirive të njeriut.
Të dashur miq, ne mblidhemi sonte në një ditë të veçantë.
Aleanca e Atlantikut të Veriut inauguroi bazën e saj të parë në 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.
Ky akt përbën një nderim të veçantë për të gjithë ata që me përkushtim të madh bënë të mundur anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.
Pa këtë anëtarësim, dita e sotme nuk do vinte ndonjëherë.
Prandaj ne u shprehim mirënjohje të gjithë atyre shqiptarëve që mbështetën anëtarësimin e Shqipërisë, që punuan për anëtarësimin e saj.
Miqve tanë të mëdhenj, presidentit Xhorxh Bush dhe miqve të tjerë në Europë për mbështetjen që i dhanë Shqipërisë.
Por miq, Aleanca e Atlantikut të Veriut, të cilën unë e garantoj se PD do mbetet gjithmonë një mbështetëse e fuqishme e të gjitha përpjekjeve të saj për paqe, stabilitet në rajon, Europë dhe botë.
Por Aleanca është së pari aleancë politike, dhe pastaj aleancë ushtarake.
Në rrafshin politik, është e dhimbshme se Shqipëria largohet me shpejtësi nga të gjitha kriteret që duhet të përmbushin vendet e lira që formojnë Aleancën.