Gjykata e Lartë vendos sot për rekursin e kreut të opozitës dhe dhëndrit të tij

Tuesday, 05 Mars 2024 11:45

Gjykata e Lartë në orën 10:50 vendos sot mbi rekursin e liderit të opozitës, Sali Berisha, dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, lidhur me kundërshtimin e masave të sigurisë, përkatësisht “detyerim paraqitje” për Berishën e “arrest në burg” për Malltezin.

Masat në fjalë u caktuan më 20 tetor në mungesë, teksa urdhri u ekzekutua një ditë më pas, ndërsa më 23 iu verifikua masa Malltezit në Gjykatën e Posaçme të Shkallësë së Parë. 

 

Ndërkohë Berishës iu komunikua në datën 26 nëntor për shkak se pati shtyrje për mosmarrje leje nga Kuvendi, dhe u ndryshuan disa avokat kryesisht që çoi në shtyrjen e seancave, ku në fund ishte Valentina Teodoresku, në prani të të cilës u bë verifikimi i masës së Berishës, avokate kjo e kontestuar për mosnjohje të dosjes dhe akuzave që kishte ngritur SPAK.

Nëse Gjykata e Lartë pranon rekursin e Berishës se ka patur shkelje të ligjit në caktimin e masave, automatikisht sjellë pavlefshmërinë e masës arrest në shtëpi caktuar në 30 dhjetor 2023. 

Gjykatës së Lartë i është drejtuar SPAK, e cila kërkon ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Apelit marrë më 21 nëntor 2023 ndaj Jamarbër Malltezit, që ndryshoi masën nga arrest në burg në arrest shtëpie.

Këtë të martë Kolegji i Gjykatës së Lartë në Dhomë Këshillimi i përbërë nga Sokol Binaj relator, vendos për të treja kërkesat, përkatësisht të SPAK, të Berishës dhe të Malltezit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...