Atë që e ndalonte ligji tani e kalon Maliqi Edvin me KKT...

E Enjte, 07 Mars 2024 17:45

Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi ka reaguar në lidhje me vendimin e mazhorancës socialiste për të kaluar në Kuvend ligjin për Burimet Ujore.

Në rrjetin e tij social Malltezi shprehet se ligji kaloi partizançe, pa asnjë konsultim, ndërsa shtoi se ligji i mëparshëm ndalonte ndërtimet në brigjet e lumenjve dhe 100m e parë të vijës bregdetare. 

 

Ndryshimet në ligjin e ri sipas Malltezit u bënë për të ngritur gardhe nëpër plazhe për hajdutët strategjik.

Reagimi i plotë i Jamarbër Malltezit 

Atë që e ndalonte ligji tani e kalon Maliqi Edvin me KKT! Sot kaluan partizançe, pa asnjë konsultë Ligjin e ri për Burimet Ujore. Ka qenë në fuqi ligji për burimet ujore që (1) ndalonte ndërtimet në brigjet e lumenjve dhe 100m e parë të vijës bregdetare dhe (2) ruante konceptin e servitutit ne brigjet pra nuk lejonte gardhet në plazhe! Por paçka se bëmë 3 padi në SPAK, mender jush ssssskape! u kthye në letrën higjienike të Edi Ramës e nuk vepron se ka frikë. Tani po ndryshojnë ligjin për të ngrit gardhe plazheve të hajdutëve strategjikë. Atë që e ndalon ligji po e lejojnë që ta kapërcejë KKT e banditëve në pushtet. Ja 2 foto nga historiku në facebook për ilustrim si edhe Neni 8 që kaluan sot për të kapërcyer shkeljet ligjore që kishin kryer deri sot.

 
Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...