Berisha: Diktatura e re ka shkatërruar kombin më shumë se 40 pushtime

Premte, 08 Mars 2024 10:45

FJALA E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA NË TUBIMIN QYTETAR

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, ju misionarëve të të vërtetës. 

 

Përshëndetje të veçantë me mirënjohje të pakufishme mësueseve, mësuesve, pedagogeve dhe pedagogëve të vendit, nxënësve dhe studentëve, prindërve të tyre kudo që janë.

Një përshëndetje të veçantë kam unë për oratorët e kësaj nate të parlamentit të lirisë, për mesazhet e tyre që dhanë, për të vërtetat që paraqitën sot për gjendjen e arsimit në Shqipëri. 

Miqtë e mi!

Asnjë komb nuk ka gjë më serioze se sa arsimin, edukimin e bijve dhe bijave, fëmijëve të tij.

Ky është procesi më i rëndësishëm, më jetik për të ardhmen e tij.

Por është e dhimbshme, shumë- shumë e dhimbshme sepse në rast se themi të vërtetën dhe lëmë mënjanë festën, sot kjo ditë e gjen arsimin shqiptar me flamur në gjysëm shtizë.

Sot kjo ditë në të cilën ne duhet të kremtonim, duhet të nderonim arritjet e një viti të arsimit tonë, të shkollave dhe universiteteve tona, për fatin tonë më të keq, ne renditemi sot, të detyruar degradimin, rrokullisjen e paimagjinueshme të arsimit tonë në këto vite.

Në këto vite sektori që pësoi agresionin më të rëndë, më barbar, që ndjeu pasojat e tmerrshme të sektit antishqiptar Rilindja, është arsimi.

E theksoj, sot është ditë e dhimbshme për arsimin tonë, pasi ky 7 Mars gjen këtë arsim me 720 shkolla më pak në të katër anët e vendit.

Sot ky 7 Mars, gjen sistemin tonë arsimor me dhjetëra e qindra shkolla të tjera dhe klasa që nuk do hapin dyert vitin që vjen.

Sot ky 7 Mars është një ditë e trishto për çdo shqiptar, për çdo mësuese dhe mësues, për mbarë kombin sepse numri i nxënësve për shkak të spastrimit etnik, bie në mënyrë katastrofale.

Por sot, mësuesi si misionari i madh i këtij procesi që mbart në vetvete ndriçimin dhe pasurimin e mendjeve të fëmijëve tanë, mbart në vetvete edukimin e tyre si njerëz të qytetëruar, mbart në vetvete frymëzimin e tyre, dashurinë dhe frymëzimin për veten, për kombin.

Të gjitha këto e gjejnë mësuesin në një degradim të pamerituar.

Miqtë e mi!

Asnjëherë dhe kurrë nuk do kesh sistemin arsimor që do në rast se mësuesin, mësuesen nuk e vendos në piedestalin që meriton.

Ky është kushti i parë për të pasur arsimin e duhur, edukimin e duhur.

Çfarë ndodhi me mësuesit këto 10 vite?

Këto 10 vite, mësuesit shqiptarë, nga mësuesit më të paguar të të gjithë Ballkanit dhe rajonit,

falë një politike që synonte mësuesin në piedestal, ata sot kanë rrogat më të ulëta. 30-40 përqind më të ulëta se në Kosovë.

Ndërkohë, rrogat e larta të ofiqarëve të lartë dy dhe trefishohen.

Rrogat e mësuesve sot, krahasuar me inflacionin e 4 viteve të fundit, jo të 10 viteve, por vetëm të 4 viteve të fundit, janë 40 përqind më të ulëta.

Rilindja është vërtetuar një barbari e vërtetë për sistemin arsimor.

U bënë përpjekje të mëdha për modernizimin e këtij sistemi me shpenzime serioze, por vullnetin e hekurt. E shndërruam internetin nga mollë e ndaluar për fëmijët shqiptarë, në një mjet, në një univers në të cilin mund të lundronte falas çdo fëmijë i këtij vendi.

Mësimi jepej me dy-tre turne. Hoqëm turnet në shkolla dhe rindërtuam mbi 1300 objekte shkollore në mbarë vendin.

Pra, bëmë çdo gjë miqtë e mi që ta merrnim, ta trajnonim në mënyrën më serioze arsimin shqiptar, mësueset dhe mësuesit, të bindur se kjo është rruga e vetme për të përgatitur të ardhmen tonë.

Rezultatet nuk munguan, dihet tashmë se ne patëm ngjitje vertikale, u bëmë njëri nga vendet me ngjitjen më vertikale në testin e PISA-s për cilësinë e arsimit.

Sot është një ditë flamuri në gjysmë shtizë për arsimin shqiptar, sepse PISA e këtij viti, që përfshinte tetë vitet e sektit të Rilindjes në pushtet, shënoi për fatin tonë më të keq, rënien më të madhe në botë të cilësisë së arsimit.

A nuk është kjo një arsye për të ulur në gjysmë shtizë flamurin në arsimin tonë?

Miqtë e mi!

Unë fola këtu vetëm për arsimin parauniversitar.

Në gjendje edhe më të mjerë është arsimi universitar.

Barrierat e vendosura me mesatare si satër kasapi mbi të ardhmen e fëmijëve tanë, i përzënë ata pasivisht nga Shqipëria dhe largohen e marrin rrugët e botës të pashkolluar, për të siguruar kafshatën.

Por cila është përmbajtja sot?

Përmbajtja sot është identike, është më e keqe se e ajo e diktaturës komuniste.

Ajo bazohej në glorifikimin e të keqes, kurse përmbajtja sot në shkolla bazohet në glorifikimin e perversitetit, luftën shkatërrimtare kundër familjes, vlerave të saj, kundër prindërve.

Miqtë e mi, në qoftë se doktrina e Marksit predikonte një njeri pa fe, një njeri pa atdhe, një njeri të ri, i cili hante njeriun tjetër, doktrina e Xhorxh Sorosit, kësaj monstre të njerëzimit, predikon konflikte të tmerrshme sociale, zhdukje të gjinive njerëzore, shkatërrim përfundimtar të familjes dhe vlerave të saj.

Ky është sistemi i sotëm arsimor.

Në të gjitha aspektet shënon rrënimin më të madh.

Dhe kjo sepse diktatura e re e vendosur nga aleanca e pushtetit me krimin dhe mafien, ka si synim kryesor pasurimin e organizatës kriminale qeveritare.

Ka si synim kryesor përzënien e shqiptarëve nga Shqipëria.

Shkatërrimin e këtij kombi.

Dhe ka realizuar në këto vite më shumë se 40 pushtime të marra së bashku në të gjitha kohërat.

Ndaj dhe sot, unë kam një thirrje për çdo mësuese dhe mësues: mos harroni se para se të jeni profesionistë, jeni misionarë të të vërtetave.

Silluni si misionarë të të vërtetave.

Merrni guxim nga këta kolege dhe kolegë tuaj që vijnë këtu dhe flasin në emër tuaj, mbrojnë dinjitetin e tyre, mbrojnë dinjitetin tuaj.

Shndërrohuni në misionarë të betejës kundër kësaj të keqe të madhe që ka pllakosur Shqipërinë.

Kundër këtij regjimi që solli arsimin tonë të kremtojë këtë ditë me flamurin në gjysmë shtizë.

Ngrihuni, qëndroni për vlerat që kanë mbajtur shoqërinë njerëzore në shekuj dhe mijëvjeçarë.

Mos pranoni kafshëritë që duan t’u diktojnë për t’u injektuar fëmijëve tanë.

Mos pranoni të shkelmoni vlerat e qytetërimit, familjen, atdheun dhe frymëzimin e tyre me të vërtetat e mëdha.

Thirrja ime për çdo mësuese dhe mësuese, në emër të interesave të nxënëseve dhe nxënësve tuaj, studenteve dhe studentëve tuaj, angazhohuni me ne në betejën pa kthim dhe ju garantoj ju se përsëri për PD, arsimi do jetë çështja më serioze e programit të saj.

Përsëri mësuesi do vendoset në piedestalin që meriton.

Përsëri investimet për arsimin do të dy dhe trefishohen.

Të parat rroga që do dyfishohen dhe do ecin drejt trefishimit, do jenë rrogat tuaja, rrogat e mësuesve.

Se shkolla do jetë model në çdo lloj aspekti dhe se programet tuaja do jenë programet e të ardhmes së vërtetë të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

O sot o kurrë, është koha juaj mësuese dhe mësues, të mos pajtohemi më tej me këtë të keqe të madhe, me këtë plagë të tmerrshme që rrjedh çdo ditë, por të bashkohemi dhe t’i japim atë që meriton kësaj bande pa ligj, pa moral njerëzor, që po shkatërron arsimin dhe çdo gjë në këtë vend.

Edhe njëherë, ju falënderoj shumë.

Përshëndes mësueset dhe mësuesit tanë, i ftoj ata të ngrihen me guxim, të ngrihen krenarë për të ardhmen e nxënësve të tyre, fëmijëve të tyre, të ardhmen e Shqipërisë.

Rrofshi ju, nderim mësueseve dhe mësuesve të Shqipërisë, nxënësve dhe studentëve tanë.

Fitore, fitore, fitore!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...