Disa banorë të Dukagjinit janë hedhur sot në protestë, para Bashkisë së Shkodrës.
Ata kërkojnë vendosjen e bustit të Lekë Dukagjinit në qendër të Shkodrës. Banorët kërkojnë që të takohen me kryetarin e bashkisë, Benet Beci lidhur me këtë çështje.
Protestuesit shprehen se kanë marrë shpesh herë premtime për vendosjen e bustit të Lekë Dukagjinit në Shkodër, hartues i Kanunit dhe krahu i djathtë i Skënderbeut në mbrojtjen e kombit shqiptar përballë pushtuesve osmanë.
Protestuesit shprehen se Shqipëria është mbushur me varre greke, serbe e malazeze, dhe me buste te pushtuesve turq e grekë, ndërkohë që një figurë si ajo e Lekë Dukagjinit hezitohet që të vendoset.