Meta: Shfaqjet me anëtarësime - panik dhe fushatë mashtruese e lidershipit të PS

Tuesday, 12 Mars 2024 10:30

"Raporti i Partisë së Lirisë me opozitës ka qenë tepër stoik dhe madje edhe me kosto shumë të mëdha për Partinë e Lirisë apo për ish-LSI; është një forcë që nuk negocionin me këtë situatë kaq të rëndë të kapjes së shtetit nga një organizatë kriminale që quhet Rilindje dhe që s’ka asgjë të bëjë me Partinë Socialiste".

Kryetari i PL, Ilir Meta, e ka konsideruar aksionin e nisur së fundmi  nga Partia Socialiste për anëtarësime të reja në parti, si takimi që zhvilloi së fundmi, drejtuesi politik i PS në qarkun e Tiranës, Erion Veliaj në Tiranë, një tregues paniku dhe fushatë mashtruese të lidershipit të saj.  

 

I pyetur sot gjatë një konference shtypi se çfarë po bën opozita për anëtarë të rinj në radhët e saj, ndërkohë që PS-ja ka nisur një fushatë aktive me anëtarësimet e reja, Ilir Meta u përgjigj:

“Mendoj se shfaqjet me anëtarësimet e reja janë tregues i një paniku të lidershipit të Partisë Socialiste për manifestimin e jashtëzakonshëm të 20 Shkurtit dhe në përgjithësi  për një proces bashkimi të opozitës. Absolutisht që është e qartë që të gjitha këto janë fasada sepse i gjithë qëllimi dhe gjithë mekanizmi i PS-së është ai grabitjes së zgjedhjeve. Pra, është thjesht një fushatë mashtruese kur dihet pakënaqësia e gjerë mbarëpopullore ndaj kësaj qeverie”, tha ai.

 

Pyetje: Ju flisni për një regjim që duhet përmbysur, por çfarë po bën opozita? A keni bërë takime me eksponentë të PD-së apo të forcave të tjera për të nisur plane konkrete në këtë drejtim dhe për Reformën Zgjedhore?

Ilir Meta: Qëndrimet tona si Parti e Lirisë kanë qenë dhe janë tepër të qarta. Votimi i emigrantëve është një domosdoshmëri që nuk duhet shtyrë më. Së dyti, e kemi bërë të qartë që Reforma Zgjedhore duhet të adresojë dhe të japë një zgjidhje dhe duhet të japë një ndëshkim për ato fenomene të vërejtura nga raportet e OSBE/ODIHR si për zgjedhjet e 25 Prillit 2021, ashtu edhe për zgjedhjet e fundit vendore të 14 Majit dhe në këtë drejtim mendoj që qëndrimet e opozitës janë të qarta dhe të panegociueshme, sepse janë në interes të një procesi të ndershëm zgjedhor.

Sa i takon Partisë së Lirisë, ajo ka nisur procesin e saj të riorganizimit në të gjithë vendin. Është një proces që do të intensifikohet duke forcuar Partinë e Lirisë. Mendoj që japim kontributin tonë në forcimin e opozitës dhe për sa i takon raportit të PL me opozitës, ju e dini që ka qenë një raport tepër stoik dhe madje edhe me kosto shumë të mëdha për Partinë e Lirisë apo për ish-LSI. Është një forcë që nuk negocionin me këtë situatë kaq të rëndë të kapjes së shtetit nga një organizatë kriminale që quhet Rilindje dhe që s’ka asgjë të bëjë me Partinë Socialiste.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...