Vota e diasporës është kusht i domosdoshëm që nuk duhet shtyrë dhe qëndrimet e opozitës për Reformën Zgjedhore janë të panegociueshme. Kështu deklaroi kryetari i PL, Ilir Meta i cili akuzoi qeverinë se ka synim vetëm të grabisë vota. Deklarat Meta i bëri gjatë një konference me gazetarët, nga ku ngriti alarmin për falimentimin e 12 mijë biznesve, teksa hodhi akuza se kjo është një fushatë e qëllishme për përqendrimin e ekonomisë në duar të oligarkëve.
Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta deklaroi se vota e diasporës është një kusht panegociueshëm i opozitës per sa I përket ndryshimeve të Reformës zgjedhore. Sipas Metës priorit duhet të jenë adresimet e OSBE/Odihr për problematikat e evidentuara në dy zgjedhjet e fundit parlamentare dhe lokale.
Meta tha se PL ka nisur procesin e riorganizimit të partisë, ndërsa shtoi se po vijon bashkëpunimin me çdo forcë opozitare që nuk bën kompromis me regjimin.
Deklaratat kreu i PL i bëri gjatë një konference me gazetarët nga ku ngriti edhe shqetësimin e falimentimit të bizneseve ndërsa akuzoi qeverinë se po i godet qëllimisht përmes taksave arbitrare.
Sipas ish-presidentit nëse vijohet me këto ritme dramtike, pas 10 vitesh të gjitha bizneset në Shqipëei do të shpallin falimentin.