Arrestohet ish-kreu i ARRSH-së, Evis Berberi.
Pas aferave që zbuloi emisioni ‘Vetting’ , Evis Berberi kishte dhënë dorëheqjen nga Drejtoria e Rrugëve.
Mësohet se ai ka dhënë dorëheqjen para pak ditësh, pas hetimit që SPAK ka nisur ndaj tij, ndërkohë agjentët e SPAK dhe BKH i bastisën banesën, ku iu sekuestruan një sërë sendesh personale si celularë, laptop dhe dokumente.
Kujtojmë që Evis Berberi është një ndër drejtuesit e afërt të ministres së Infrastrukturës dhe Energjetikes, Belinda Balluku.
Berberi u emërua në krye të ARRSH në qershor të vitit 2021, ku zëvendësoi në këtë detyrë, Ergys Vjerdhon, edhe ky i fundit nën hetim nga SPAK për dyshime se është përfshirë në afera korruptive. Kujtojmë që emisioni “Vetting” zbuloi disa ditë më parë, aferat në të cilat është përfshirë Berberi.