Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka marrë pjesë në Forumin XI Global të Bakusë, në panelin e moderuar nga ish-Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, me temë “Perspektivat rajonale: Bashkimi Europian dhe fqinjët”.
Gjatë fjalës së tij, Meta ka theksuar se në rajonin tonë ka përpjekje për të nxitur konflikte artificiale që minojnë arritjet e deritanishme në rrugën e integrimit dhe kthejnë idetë shkatërrimtare të ndryshimit të kufijve në Ballkan.
‘Rivitalizimi i Procesit të Berlinit duhet të intensifikohet, ndërsa nismat përçarëse si "Ballkani i Hapur" kanë dështuar’, shkruan Meta në Facebook.
Postimi i plotë:
Kënaqësi të merrja pjesë sot paradite në Forumin XI Global të Bakusë, në panelin e moderuar nga ish-Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, me temë “Perspektivat rajonale: Bashkimi Europian dhe fqinjët”.
Theksova se në rajonin tonë ka përpjekje për të nxitur konflikte artificiale që minojnë arritjet e deritanishme në rrugën e integrimit dhe kthejnë idetë shkatërrimtare të ndryshimit të kufijve në Ballkan.
BE duhet të të jetë më e vendosur për të shpejtuar zgjerimin me gjithë vendet e rajonit, pa lejuar askënd të sillet si një proxi e fuqive luftënxitëse.
Rivitalizimi i Procesit të Berlinit duhet të intensifikohet, ndërsa nismat përçarëse si "Ballkani i Hapur" kanë dështuar.
#XIGlobalBakuForum #XIGBF #GlobalBakuForum