Nga Petrit Vasili/
Ne 2015 Veliaj sic e e shihni në Video me seriozitetin e mashtruesit profesionist betohej e stërbetohej se s'do jepte kurrë më leje ndertimi sepse 8 mijë apartamente në Tiranë ishin bosh të pashitur.
Por pas 9 vitesh me Veliaj Kryetar Bashkie apartamentet bosh në Tiranë janë rritur tetë herë dhe janë sot rreth 52 mijë apartamente bosh.
Megjithatë është po ky mashtruesi Veliaj që vazhdon e jep leje ndertimi bile në zemër të Tiranës, megjithëse u betua dhe u stërbetua, që në qendër ky nuk do jepte kurrë leje.
Punë rrenacaku mo, thonë tironsit.
Ky si cipëplasur që është as skuqet as zverdhet dihet kjo, por fakti i tmerrshëm është që Tirana ka marrë fund, u asgjësua çdo metër gjelbërim, dhe kryeqyteti është shndërruar në një mal betoni, që vret çdo ditë shëndetin dhe jetën e qytetarëve të Tiranës.