Nga Agron Gjekmarkaj
Pas 12 vitesh në pushtet, të vjeter oh sa të vjetër, në gjithçka, të njëjtat rradake vertiten sa në një karrige në një tjeter, të njëjtat fjalë e kumte të zvargura, të njëjtat buzeqeshje fajtoresh, e njejta fuqi infektuese banaliteti, e njëjta paturpesi, gjysma në burg e gjysma tjeter nisur per atje mazhoranca qe tek skandalet gjen fillin per tu ringritur si Anteu u mblodh me be sefte plazhin në Gjiun e Lalezit në këtë behar. Bekuar qofte deti i gjërë, na lan mekatet thanë njëzëri, na heq ndezullinë dhe roshkun, na bën terbiet.
Vaj e kremera me vete për lëkuren që as skuqet as zverdhet e regjur shollë nga makuteria u duken atij bregu. Burra e gra njëzëri bertitën urraa urraaa! Bereqet bereqet jemi ne selamet.
Me gjuhën mushk si arra të pathyera në gojë vikasin “ne jemi punë mbaruar” , “ Ne jemi punë kryer” , “nuk jemi më të mirët po më të mirë nuk ka” , “ ne jemi krenarë” ,” ne jemi misionarë” hypur mbi gomar, këta lejfenë krijues të gjuhes së re, pervetesues të së mires, të se bukures, të se drejtes , pa idealizmin ideologjik të kinezit të ngratë ju ngerdheshen shqiptarve të hutuar në labirinthet e bashkohësisë.
Na u plak Kryeministri dhe ministrat para syve. Zeri i tyre si i mizave në zheg të njëjten kenaqesi shperndan.
Rraqe që ironia e fatit na i la neper kembë grumbulluar mbi një karro me goma të shfryra e terhequr nga “Skenderbeu” i vetmuar dhe lodhur perserituri të njëjtat qyfyre.
Surratqerepet, kodoshet, zullapet qafëtrashë qytetarve u marrin paratë, dhe kanë dorë të rëndë, i klasifikojnë në parcela patronazhimi, i rrejnë, i kercenojnë në një kapje kapilare të shtetit dhe institucioneve ndaj edhe shpallen “derrmimin” e Opozites. Pastaj i shohin vënger drejt e ne sy tek ju thonë, ne jemi moderniteti, lezeti e sherbeti.
Ne e duam pushtetin t’ju bejme mire ju more laneter që po na lodhni e plakni u thonë, se duam per vete se ne jemi religjioze, idealiste, progresiste, si ju shkon mendja të na e hiqni ë?! Haramsez!
Me rroskop njëri se tjetri në ide. Me guximtar njëri se tjetri në servilizem.
Gojërrumbull e fytyrë kungull asambleisti vigjelon, merr shenim, raporton dhe urdheron.
Po , në mesditë asambleja u mblodh!
Dielli i buzëqeshjes se tyre misionare ra mbi ne. Si kryetarë koperativash në vitin 1991 por mbuluar me rroba firmato, Idealistë të kauzave të medha gromësijnë me duhëm e taft mbi tavën e boshatisur pasi kanë ndarë llokmat !
Me gjuhë kauçuku, me muskuj teneqeje,me barkun lastik karvani i “shenjtorve” brohoret “përjetësi”, “përjetësi” prina o Mesi!
Në një liber të shënjtë thuhet “mallkuar qoftë e tëpërta” ! Ja keni merzitur dheut more qerratenj.
Biologjinë e keni kundër, shokët në qeli pa duhan, moralin publik po, kohën po aq, zullumet gjerdan në qafë ju kerrusin, shqiptaret gjithnjë e me shumë! “Derrmimin” e Opozites e patë me 20 Shkurt do e shihni çdo ditë deri pranveren tjeter kur të filloni procedurat per azil a lutjet per avokat.
Nuk do ju mjaftojnë pleudaritë e qashtra të Mamices per t’ju justifikuar ajo do jetë e zënë për të mbrojtur Skenderbenë e pafan si dhe duke bërë pako me kryqin e kuq per shoket në hapsana e kurbet.