Berisha sfidon vendimin/ 4 argumente kundër non-gratës së britanikëve

E mërkurë, 20 Mars 2024 10:35

Kreu i opozitës shqiptare, Sali Berisha, ka sfiduar ligjërisht vendimin për shpalljen e tij non-grata nga Mbretëria e Bashkuar si të pabazuar në fakte dhe prova.

Procesi i shqyrtimit të kësaj kërkese ka nisur në një gjykatë në Britani dhe cilësohet si historik pasi është hera e parë që një lider opozite sfidon një vendim të marrë nga Ministria e Brendshme britanike. 

 

Ekipi ligjor i zotit Berisha thotë se vendimi është komunikuar nga kryeministri shqiptar, Edi Rama, përpara se t’i dërgohet liderit të opozitës, çka ngre dyshime të forta te ky proces.

Ndërkohë ekipi i Zaiwalla ka listuar katër argumentet që do përdorë kundër këtij vendimi, që thuhet se është marrë pas lobimit të mentorit të zotit Edi Rama, filantropit majtist George Soros.

“Ekipi ligjor i Dr. Berishës do të ngrejë argumente duke përfshirë se Sekretari i Brendshëm ka (i) bërë një gabim ligjor pasi akuzat serioze të bëra kundër Dr. Berishës janë pa dyshim të pavërteta, (ii) bëri një dallim arbitrar midis Dr. Berishës dhe atyre që janë në pozitë analoge (përfshirë Edi Ramën, ndaj të cilit ka edhe akuza të rënda për korrupsion dhe kriminalitet), (iii) nuk mori parasysh faktin që Dr. Berisha nuk ka qenë në pushtet prej 10 vitesh dhe duke anashkaluar personat që janë aktualisht në pushtet dhe që janë përgjegjës për të forcuar sponsorët e grupeve të organizuara kriminale dhe për të hedhur poshtë të gjithë objektivin për luftën ndaj Grupeve të Krimit të Organizuar në Ballkanin Perëndimor dhe (iv) Imunitetin Diplomatik,” thuhet në njoftim.

Login to post comments