Shehu: Të futet në rendin e ditës mocioni për gjenocidin serb në Kosovë

E Enjte, 21 Mars 2024 22:11

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu, denoncoi një shkelje të procedurës parlamentare, që sipas tij është me pasoja të mëdha për vendin dhe për rajonin.

Ai ka kërkuar njohjen e gjenocidit serb në Kosovë. 

 

Shehu tha se heshtja ka një çmim të rëndë për dinjitetin e Kuvendit dhe rolin e Shqipërisë dhe shqiptarëve në kurriz të Kosovës.

“Muaj përpara, ne, një grup deputetësh të PD-së, ku bën pjesë dhe zoti Berisha, që mbahet i burgosur politik, kemi paraqitur një kërkesë me shkrim, për një mocion me debat për njohjen e gjenocidit serb në Kosovë. Mosfutja e kësaj çështje në rend dite, një fakt i njohur publikisht, ka andikapuar një proces të tërë, të dënimit të gjenocidit dhe fajësimin në mënyrë të padrejtë të Kosovës", tha ai.

Login to post comments