Nga Tritan Shehu:
Shqiptaret mbrojne Vlerat e Jeten, nuk jane homofobe e intolerate!
Rezultatet e Eurobarometrit.al lartesojne parimet, moralin e soliditetin e shoqerise shqiptare.
Shqiptaret nuk justifikojne ne:
--91,2% prostitucionin
--85,5% homoseksualitetin
--72,2% abortin
Kjo eshte pergjigja e shqiptareve ne mbrojtje te Vlerave, Familjes e Jetes.
Ketu nuk ka intolerance e homofobi, si e interpreton dikush!
Nuk ka asnje gram diskriminim per ndokend.
Ka vetem respekt per ate, qe eshte ne themel te shoqerise, te mbi jeteses se saj, per Familjen e vertete me Burrin, Gruan e me shprese Femijet.
Ka respekt per ate cfare eshte normale ne “jeten” seksuale, te bazuar mbi lidhjen burre/grua dhe jo per devijimet nga norma…
Por nuk gjen tendence diskriminimi.
Ka vetem respekt per Gruan, qe nuk mund te identifikohet me prostitucionin.
Ka vetem mbrojtje te Jetes duke ju kundervene ne parim abortit si akt vrastar.
Keto rezultate sondazhi lartesojne shoqerine tone, vlerat e saj, ne keto periudha plot lekundje, nen petkun e nje pseudo liberalizmi e populizmi majtist te rrezikshem.
Te dhenat e tij duhet te jene udherefyse per aktet tona ligjore, dialogun e komunikimin me qytetaret, rritjen e femijeve, ndertimin e institucioneve, formulimin e percaktimeve, etj.
Vox Populi, Vox Dei!