Lideri i opozitës, Sali Berisha, duke folur në tubimin qytetar, në ditën e 82 të tij, tha se sot, të gjitha pushtetet janë në duart e këtij njeriu, që ka vendosur një aleancë të tmerrshme me krimin.
“Ndaluni pak, i ftoj shqiptarët sonte të mendojnë vetëm dy minuta rreth këtij individi, i cili sot është në vitin e 25-të të pushtetit të tij.
Çfarë ka lënë mbrapa në 25 vite?
Çfarë u solli shqiptarëve Edi Rama në 25 vite?
Në 25 vite si kryetar bashkie u bë i famshëm në Shqipëri, Europë dhe botë si zotëria 20-përqindësh.
Në 25 vite si kryetar bashkie, Edi Rama u bë i famshëm për 200 milionë euro të vendosura në llogaritë offshore sipas raportit të OSBE-së.
Në 25 vite të pushtetit të tij, Edi Rama u bë famëzi për lidhjet e tij të tmerrshme me krimin.
A nuk është ky që kanabizoi, drogëzoi vendin dhe u bë promovues kryesor i drogës dhe krimit në Shqipëri?”, tha Berisha.
Pjesë nga fjala e liderit të opozitës
Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta misionarë të të vërtetës, të guximit dhe dinjitetit të njeriut dhe shoqërisë.
Një përshëndetje të përzemërt kam për oratorët, që në këtë tribunë të parlamentit të lirë, përcjellin te shqiptarët, të vërtetat e realitetit të shoqërisë dhe vendit tonë.
Por dhe vendosmërinë tonë për t’u ngritur në mosbindje civile për të ndryshuar këtë rënie katastrofale të Shqipërisë.
Të dashur miq!
Përqendrimi i të gjitha pushteteve në duart e një njeriu, që vjen nga një trashëgimi xhelatërish të diktaturës komuniste.
Që vjen si pinjoll direkt i babait që firmosi varjen në litar të poetit Havzi Nela, vetëm e vetëm se poeti trim si në legjenda u thurte vargje të drejtave të njeriut, dinjitetit njerëzor, Kosovës martire, interesit kombëtar.
Vjen si pasardhës i dajës së tij, xhelat i vërtetë i intelektualëve shqiptarë në 46 vite diktaturë.
Sot, të gjitha pushtetet janë në duart e këtij njeriu, që ka vendosur një aleancë të tmerrshme me krimin.
Miq, ndaluni pak, i ftoj shqiptarët sonte të mendojnë vetëm dy minuta rreth këtij individi, i cili sot është në vitin e 25-të të pushtetit të tij.
Çfarë ka lënë mbrapa në 25 vite?
Çfarë u solli shqiptarëve Edi Rama në 25 vite?
Në 25 vite si kryetar bashkie u bë i famshëm në Shqipëri, Europë dhe botë si zotëria 20-përqindësh.
Në 25 vite si kryetar bashkie, Edi Rama u bë i famshëm për 200 milionë euro të vendosura në llogaritë offshore sipas raportit të OSBE-së.
Në 25 vite të pushtetit të tij, Edi Rama u bë famëzi për lidhjet e tij të tmerrshme me krimin.
A nuk është ky që kanabizoi, drogëzoi vendin dhe u bë promovues kryesor i drogës dhe krimit në Shqipëri?