Nga Tritan Shehu:
Rrezimi Rezolutes ShBA per Gaza: Rusia e Kina “ushqejne” konfliktin!
Hamas, nje instrument destabilizimi.
Reflektim per ate vater lufte.
Rusia e Kina vendosen veton per te rrezuar Rezoluten e ShBA ne KS per armepushim ne Gaza.
Ato po perdorin terrorizmin aty, per interesat e tyre aspak paqesore.
Ku se bashku me disa vende te tjera Lindore kerkojne te “ushqejne” destabilitetin ne ate Rajon
Ndersa Hamas e pershendeti kete “Veto” lufte, sepse terroristet nuk mund te mbijetojne pa “lufte“!
Ne fakt Rezoluta e ShBA ishte me realistja dhe dobipruresja e paraqitur deri me sot:
1-Ajo kerkonte ndalimin “menjehershem te luftimeve“ per nje kohe substanciale, term ky i perdorur per here te pare nga Washingtoni, me perspektive nje mareveshje finale.
2-Organizimin e operacioneve te gjera humanitare ne Gaza.
3-Lirimin e te gjithe pengjeve te rrembyer nga Hamas etj, gjate sulmit kriminal te 7 Tetorit.
4-Denonte terrorizmin e dhunen e tij.
Bllokimi i kesaj Rezolute eshte nje rast i humbur se paku per mbeshtetjen humanitare.
Por eshte dhe nje tregues per te kuptuar se terrorizmi, si ai i Hamas, Hezbollah, Houthi etj, eshte nje “pistolete” e mbushur, qe “komandohet” nga larg, per interesa diametralisht te kunderta me ata popuj, qe po e vuajne konfliktin.