Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, në një reagim në rrjetet sociale, duke komentuar arrestimin e Jorgo Goros, kryebashkiakut në detyrë të Himarës, e konsideroi atë një limon të shtrydhur, për të mbrojtur Edi Ramën.
Vasili shkruan se Rama i përdor e i shpërdor dhe pastaj kur nuk i duhen më i jep urdhër SPAK-t ti marrë.
Postimi nga Petrit Vasili
Vazhdon telenovela e shpifur e arrestimit te limonave te shtrydhur te Rames, per te mbrojtur Ramen!
Rama i perdor e i shperdor dhe pastaj kur nuk i duhen më i jep urdher SPAK-ut ti marre.
Vazhdojne Kryetaret e Bashkise limona te shtrydhur te Edi Rames qe te shkojne ne burg pasi kane firmosur cfare u ka kerkuar Rama per interesat e tij dhe te prestanomeve perqark tij.
A ka njeri ti numeroje sa jane bere nga keta qindra rilindas batakçinj e grabitqare me pushtet qe shkojne burgjeve e nderkohe Rama kryefajtori rri ne akoma ne zyre.
Ndersa Edi Ramen qe firmos, gatuan dhe perdor kete pleh gjigand korrupsioni, SPAK-u nuk guxon ta vere perpara pergjegjesise penale.